Dashi- Sot do takoni një person me ndikim, i cili me këshillat e tij do u ndihmojë shumë për punët tuaja. Do të ndiheni i përgatitur për ide të reja në biznes dhe do kryeni investimet e planifikuara.

Demi- Një ditë me fat konsiderohet kjo e martë për ju, pasi puna që keni gjithë këto kohë do të shpërblehet. Do ndiheni pak të lodhur, por gjithçka do jetë për shkak të punës.

Binjakët- Po planifikoni një udhëtim të shkurtër që do u ndryshojë ditën. Nga ky udhëtim do arrini që të gjeni paqen shpirtërore dhe do jeni më i vendosur për idetë tuaja që keni kohë që i mendoni.

Gaforrja- Lodhja do të mbizotërojë tek ju sot gjatë gjithë ditës. Për çdo veprim që do bëni, duhet të keni kujdes dhe të mendoheni dy herë. Shmangni aventurat.

Luani- Sot po planifikoni që të kryeni disa investime dhe do bëni zgjedhjen e duhur. Të dashuruarit do të kalojnë momente romantike dhe nuk do mungojnë surprizat, ditë me fat dhe për beqarët.

Virgjëresha- Do ndiheni gjatë gjithë ditës i lumtur, paratë e humbura më parë do arrini që t’i rikuperoni tani. Nëse po kërkoni punë, mos hezitoni që të aplikoni sot.

Peshorja- Do arrini që të gjeni paqen shpirtërore dhe çdo gjë në familje do jetë shumë mirë. Mendohuni mirë për çdo hap që hidhni dhe çdo shpenzim që do kryeni.

Akrepi- Nuk është një ditë e mirë sot për ju, pasi do jeni nervoz dhe i paduruar. Pjesa e parë e ditës do kalojë kështu, por në mbrëmje gjërat do ndryshojnë.

Shigjetari- Sot keni bekimin e Hënës dhe mund të quhet një ditë me fat. Do jeni energjik dhe të përqendruar në punë. Mund të kryeni investime por të menduara që të keni sukses.

Bricjapi- Kreativiteti do mbizotërojë tek ju për gjatë gjithë ditës, si në punë dhe në familje ju do mundoheni ta shfaqni këtë. Të dashuruarit kanë një ditë me fat.

Ujori- Situatat do të jenë në kontrollin tuaj, ju do gjeni ekuilibrin për të bërë shpenzimeve dhe të kurseni në të njëjtën kohë. Të dashuruarit do kalojnë momente të lumtura.

Peshqit- Nuk është një ditë e mirë sot për ju, pasi do keni probleme shëndetësore që do kalojnë lehtë. Për sa i përket aspektit financiar, mund të kryeni shpenzime të menduara./tvklan.al