Dashi-Sot do të mbizotërojë qetësia. Kështu që bashkohuni me njerëzit që doni dhe kaloni momente të bukura. Duhet të gjeni mënyra të reja se si të përballeni me vështirësitë në jetë. Do të mësoni diçka të re nga partneri/ja juaj, çka do t’ju ndihmojë në të ardhmen.

Demi-Kjo ditë kërkon që të jeni të fokusuar më shumë në rrethin shoqëror. Personaliteti juaj do t’ju ndihmojë shumë se si të ndikoni tek të tjerët. Gjithashtu duhet të kuptoni më mirë njerëzit që keni pasur kundër. Mos harroni edhe një gjë të rëndësishme: kujdesuni për shëndetin.

Binjakët-Jeta ka qenë monotone dhe pa gjallëri prej një periudhe të gjatë kohore. Mundohuni që ta ndizni jetën me pak aventurë. Largohuni pak nga puna dhe plotësoni disa nevoja që duan vëmendjen tuaj të plotë.

Gaforrja-Parashikohet një ditë plot qejf. Megjithatë në mëngjes do të plotësoni disa detyra të lëna pezull. Duhet të planifikoni axhendën e ditës në mënyrë që të mos keni përplasje me anëtarët e familjes apo kolegët. Në fund të ditës do të merrni një lajm të mirë.

Luani-Sot do të rrezikoni me biletat e lotarive dhe pazaret. Fitorja është në krahun tuaj, por situata kërkon më shumë siguri nga ana juaj. Heshtja juaj do të keqkuptohet sot dhe do t’ju vendosë në një pozicion të keq. Mos lejoni njerëzit të formojnë mendim të keq ndaj jush.

Virgjëresha-Keni shumë besim në vetvete, por duhet të mos e teproni. Të imponuarit këndvështrimet tuaja ndaj të tjerëve mund t’iu kthehet në të kundërt sot. Duhet të silleni në një mënyrë që nuk i ofendoni të tjerët.

Peshorja-Edhe pse ndiheni të mbingarkuar me përgjegjësi sot nuk është koha për të pushuar. Hiqni dorë nga ankesat dhe përfundoni detyrat që ju janë vënë. Sa më shpejt t’i mbaroni aq më mirë. Kjo nuk do të thotë që duhet t’i bëni në një mënyrë neglizhente. Jepni maksimumin pasi kjo do të ndihmojë në të ardhmen tuaj.

Akrepi-Jeni shumë aktivë sot. Do të vini me ide të reja, të cilat do të jeni në gjendje t’i vini në plan shumë lehtë. I vetmi problem është se do të jeni të mbingarkuar nga këto ide të reja saqë do t’iu mbushet mendja vetëm me to dhe do të harroni problemet e tjera.

Shigjetari-Jeta ka qenë me ulje dhe ngritje. Së shpejti do ta kaloni këtë periudhë. Qëndroni optimistë dhe punoni për zgjidhjet më të mira. Njerëzit do të kërkojnë ndihmën tuaj. Kjo është gjë e mirë pasi të qenit të zënë do t’ju bëjë të harroni problemet.

Bricjapi-Dita perfekte për të treguar aftësitë. Do të surprizoni të gjithë njerëzit me aftësitë tuaja. Është koha për t’ju hapur partnerit/es. Tregojuni të gjitha sekretet dhe frikërat.

Ujori-Do të ndiheni të hutuar nga situatat që do të ndodhin sot. Udhërrëfyesi më i mirë në këtë situatë është zëri juaj i brendshëm. Besojuni instinkteve. Ato do t’ju tregojnë çfarë të bëni.

Peshqit-Ka një mundësi shumë të madhe që të takoni dikë nga e kaluara. Ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Keni qenë duke kërkuar dashurinë larg, por në fakt është pranë jush. l keni një shok/shoqe që ju ka qëndruar afër prej kohësh. Kaloni kohë me të pasi kanë frikë t’ju shprehin dashurinë./tvklan.al