Dashi- Do të jetë një ditë rutiën për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiqni planin tuaj ditor dhe nuk do të devijoni aspak. Mos humbisni kohë me gjëra të tjera.

Demi– Dita do të fillojë mirë për ju, falë planetëve që janë për t’ju mbështetur. Marsi, Jupiteri, Plutoni dhe Hëna sëbashku janë aleatët e tu, kështu që vështirë se do ketë diçka që mund t’ju mërzisë sot.

Binjakët– Do të jeni të mbërthyer nga emocionet sot. Mund të jeni më gjaknxehtë seç duhet, por përpiquni të ruani qetësinë. Me inat nuk do të zgjidhni asgjë.

Gaforrja– Një ngjarje pozitive mund t’i japë një superioritet imazhit tuaj profesional dhe t’ju sjellë lehtësime të dëshirueshme. Të shkëlqyera do të jenë edhe marrëdhëniet me miqtë tuaj.

Luani– E mërkura fillon menjëherë me angazhimet e punës. Marsi dhe Jupiteri do t’ju ngarkojnë me stres, ku midis shumë angazhimeve dita do të kalojë aq shpejt sa s’do mund të bëni dot gjëra të tjera. Kështu që shumë vendime që kishit marrë do të ngelen për vonë.

Virgjëresha– Mundohuni të mos jeni shumë kritikë ndaj të tjerëve. Përqëndrohuni në detyrat tuaja. Projektet që keni përpara ju duken si një mal për t’u ngjitur. E rëndësishme është deri sa të bëni hapin e parë. Këmbëngulja juaj do të jetë frymëzim për të tjerët.

Peshorja– Ndodheni në një situatë që sjell vështirësi, duhet të analizoni sjelljet tuaja për të kuptuar se kush ishin gabimet e bëra. Dita do të jetë e mbushur me vështirësi, ku stresi dhe konfuzioni do të jenë “mbretër” të saj.

Akrepi- Atë që nuk përfunduat dje duhet ta mbyllni sot me patjetër. Sa më shumë punë që të përfundoni, aq më mirë do të ndiheni. Mos humbi më asnjë moment duke pritur që dikush tjetër të gjejë zgjidhje për punët tuaja, merrni vetë iniciativën.

Shigjetari – Lini mënjanë mendjemadhësinë, është koha që të përgatiteni për të ardhmen. Është periudhë e rëndësishme për të caktuar qëllimet tuaja. Mendoni për të ardhmen.

Bricjapi– Njerëzit mund të jenë disi kritikë ndaj jush sot. Bëni mirë t’i dëgjoni ata dhe pranoni këshillat. Jini të duruar me të tjerët.

Ujori– E mërkura do të jetë një ditë e qetë. Rutina do ju ndihmojë të kaloni problemet me qetësi, sidomos tani që keni më shumë nevojë për t’i zgjidhur ato.

Peshqit– Pas disa ditëvetë vështira, duket se yjet kanë filluar t’ju buzëqeshin dhe mbi të gjitha në dashuri do të keni surpriza të këndshme. Puna rifilloi me shpejtësi të plotë, shpërblimet do të vijnë dhe mundi nuk do të shkojë dëm. /tvklan.al