Dashi-Me Mërkurin në Dash, mund të ndiheni jashtëzakonisht komunikues dhe të etur për të shprehur ndjenjat tuaja. Është koha e përkryer për të zhvilluar biseda të thella dhe të sinqerta me partnerin tuaj. Jini të hapur dhe dëgjoni me kujdes atë që personi tjetër ka për të thënë.

Demi-Shijojeni në maksimum sot mbrojtjen qiellore të një Merkuri të dobishëm, i cili në lidhje me shenjën tuaj, zgjeron marrëdhëniet e jetës shoqërore dhe favorizon zhvillimin paqësor të tyre në familje. Ndikohen veçanërisht marrëdhëniet me vajzat dhe djemtë, motrat dhe vëllezërit.

Binjakët-Mund të hasni pengesa drejt qëllimit tuaj. Do ta ndjeni veten pa mbështetje, por situata të tilla do t’ju bëjnë të kuptoni se cilët prej tyre vlejnë. Njerëzit që prisnit t’i kishit në krah do t’ju kthehen kundër dhe do të ndiheni të tradhtuar.

Gaforrja-Jeni si magnet. Nëse keni rënë poshtë pa arsye atëherë energjia që ju rrethon sot mund t’ju ngrejë sërish atje ku ishit. Mos kini frikë. Përgatituni që drejt jush të vijë një person që prej kohësh ndjen diçka, por nuk ta ka thënë.

Luani-Çdo gjë që keni dashur do t’ju plotësohet sot juve që jeni në një lidhje prandaj do të ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do t’ju gjendjet në çdo moment pranë.

Virgjëresha-Përgjatë ditëve në vijim do të keni shumë ulje ngritje në aspektin emocional, ndaj përgatituni. Pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë njerëzit e dashur që keni pranë, mos i lejoni fjalët e tyre që të ngjyrosin ndjenjat për ta. Falni dhe ecni sëbashku përpara.

Peshorja-Mundësia për të hyrë në territore të panjohura është edhe e frikshme dhe emocionuese. Të afërmit e tu nuk janë të bindur nëse jeni gati për një aventurë të tillë. Në vend që të pajtohesh me ta, shfrytëzojeni këtë mundësi për tu provuar atyre që e kanë gabim. Kur e gjeni veten të zënë ngushtë, kundërshtoni dëshirën për të ndenjur në shtëpi. Në vend të kësaj, mbështetuni në inteligjencën tuaj për të zgjidhur problemet. Ju jeni shumë më elastik se sa e kuptoni. Jepini vetes një shans për të kuptuar gjërat.

Akrepi-E keni të vështirë të përballoni çështje parash në këto çaste, ndaj do t’ju duhet të mbijetoni gjithsesi. Është një nga ato ditë që duhet të siguroheni që po i shtyni gjërat deri në pikën ku mund të jetë e mirë për ju. Me pak zgjuarsi e maturi mund t’ia dilni.

Shigjetari-Një Ujor në Saturnin racional, ju favorizon veçanërisht nëse keni lindur midis 12 dhe 16 dhjetorit. Kjo ngjarje astrologjike sjell një frymëmarrje të re për ju, me ajër më të freskët, të ndryshëm dhe premtues për të gjitha projektet e ardhshme, në çdo fushë.

Bricjapi-Marrëdhënia me partnerin do të jetë e favorizuar. Do t’i kushtoni rëndësi të madhe partnerit/es. Sa i përket financave, duhet t’i kushtoni vëmendje sepse situata mund të ndërlikohet.

Ujori-Një ngjarje e planifikuar  do të ndikojë në jetën tuaj dashurore. Do të donit që  të ishit në dijeni të këtyre gjërave, por nuk e keni këtë privilegj. Do të duket sikur jeni në mes të oqeanit dhe duhet të mësoni si ta kaloni këtë situatë menjëherë.

Peshqit-Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Do të jeni më të hapur me partnerin dhe do sqaroheni për çdo gjë. Beqaret do të fillojnë një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme./tvklan.al