Dashi-Sot arsyet e zemrës janë në plan të parë. T’i jepni dashuri njerëzve që keni më pranë, do të thotë shumë për të ardhmen. Shpërthimet e pasionit janë të rëndësishme për ju, që nuk dini ta ndrydhni veten. Në një moment partneri shndërrohet në personin më perfekt në botë, prej të cilit nuk doni të ndaheni kurrë. Është bukur të ndihesh me kaq zjarr përbrenda.

Demi-Do ta keni disi të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët. Kjo pasi vëmendjen do ta keni të përqendruar diku tjetër. Mos e humbi fokusin nga gjërat që kanë nevojë për mendimin tuaj. Ndoshta diçka ju shqetëson dhe do të ishte mirë t’i jepnit zgjidhje, në mënyrë që të mos kthehet në pengesë.

Binjakët-Ditë e ndritshme, ju jeni shumë energjik dhe të pasionuar dhe do të tregoni anën tuaj të butë për të dashurit, duke pasur parasysh projektet e rëndësishme për të ardhmen së bashku! Dikush do t’iu kritikojë dhe nuk do të humbasë mundësitë për t’ia u bërë ditën sa më të keqe. Shmangni reagimin.

Gaforrja-Energjitë nuk do t’ju mungojnë, por bëni kujdes dhe mos ekzagjeroni, mund të lodheni më shumë seç duhet. Kjo vlen sidomos në punë, të tjerët mund ta marrin të mirëqenë e të abuzojnë duke mos bërë asgjë.

Luani-Sot disa ngjarje do t’ju habisin dhe do t’ju bëjnë të humbni në to. Mos u nënshtroni këtyre zhvillimeve të papritura dhe tregoni qetësi.

Virgjëresha-Një moment pasigurie sot, në një takim të pa planifikuar. Zakonisht shquheni se keni nuhatje për të zgjedhur personat me të cilët dialogoni. Mos dyshoni kurrë, intuita juaj ju lejon që të mos kushtëzoheni nga askush. Një propozim që do t’ju vijë sot duhet vlerësuar me kujdes.

Peshorja-Pas furtunës së madhe ka gjithmonë pasoja, por kjo nuk duhet t’ju trembë e as t’ju stepë. Mos u shqetësoni dhe bëni atë që ju thotë zemra. Do të shihni që me dialog dhe qetësi do të zgjidhni gjithçka. Pasditen shfrytëzojeni për të takuar miq apo njerëz të dashur.

Akrepi-Disa keqkuptime me partnerin/en do të bëjnë që të lëvizni. Ju ndiheni të hutuar dhe çdo gjë shfaqet në një dritë tjetër. Edhe ata përreth jush mund të krijojnë probleme. Edhe nëse ka pasur disa ngjarje të papritura, së shpejti do të keni kënaqësitë tuaja.

Shigjetari-Nëse jeni borxhli ndaj dikujt, ka ardhur koha për ta shlyer. Kjo do t’ju japë mundësinë për të hequr nga vetja një stres të madh që mbani prej kohësh.

Bricjapi-Sot duhet të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe të mos shpërqendroheni nga idetë, pa marrë parasysh sa njerëz të tjerë përpiqen të ndryshojnë mendimin tuaj.

Ujori-Sot do të jeni i guximshëm dhe do të habisni partnerin/en me disa lajme. Nëse keni qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, do të forconi edhe më shumë lidhjen me diçka të papritur. Pas shumë vështirësive e meritoni, por mos humbisni kohën tuaj, shkoni përpara.

Peshqit-Mos e ndaloni veten për të provuar gjëra të reja e për të njohur njerëz të rinj. Miqtë e vjetër nuk kanë ndërmend të shkojnë gjëkundi, ndaj jepini vetes mundësinë për të eksploruar. Fati mund të rezervojë surpriza./tvklan.al