Dashi-Një gjendje e mirë psikofizike ju shoqëron sot dhe ju nxit për të ushqyer gëzimin e të jetuarit. Nuk do t’ju pengojë sot të vini në dispozicion energjinë tuaj magjepsëse për të rregulluar ose zgjidhur disa probleme shtëpiake. Një lidhje që lindi papritur ka gjasë të kthehet në diçka më serioze.

Demi-Skena planetare hapet shumë pozitive për ju sot, me disa planetë të shpejtë, ata që i përkasin më saktësisht sferës personale. Natyrisht ata ju mbështesin sot. Afërdita te Binjakët në mbrëmje, ribalancon qëndrimin tuaj për t’u ndjerë mirë në familje, për të mbajtur gjallë harmoninë.

Binjakët-Disa re që kalojnë në shenjën tuaj në fakt po tërhiqen me shpejtësi ndërsa qielli ka filluar të bëhet “më i kaltër” për ju. Manovroni me kujdes disa pengesa të vogla që ndodhin në mjedisin familjar. Edhe pse jo gjithçka është “trëndafila dhe lule”, qetësia që keni fituar është dhurata e Uranit, në një cep harmonik për ju.

Gaforrja-Sot Dielli dhe Venusi, Mërkuri dhe Neptuni janë të gjithë në një kënd harmonik dhe ju premtojnë të ndiheni në formë perfekte, veçanërisht nga pikëpamja e ekuilibrit dhe qetësisë psikologjike. Ka ngelur vetëm Jupiteri në një pozicion të papërshtatshëm që ju paralajmëron mos ekzagjeroni shumë me kënaqësinë e ushqimit.

Luani-Lëvizja planetare për disa prej jush shfaqet pak komplekse; Saturni dhe Urani përballë nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë ju detyrojnë të bëni kompromise jo të lehta, veçanërisht në familje. Me pak fjalë, keni para një ditë në të cilën mund të ndjeni ulje-ngritje humori.

Virgjëresha-Qielli hapet sot me Diellin, Uranin dhe Plutonin, të gjithë të rreshtuar në një kënd të përshtatshëm për t’ju favorizuar. Vetëm Hëna, Mërkuri dhe Venusi kalojnë në një kënd negativ nga shenja e Binjakëve. Ndoshta, në momente të caktuara sot, prirja juaj për qetësi do të dështojë.

Peshorja-Kalimi i tranziteve planetare shfaqet sot mjaft emocionues për temperamentin tuaj të gëzuar, miqësor dhe të shoqërueshëm. Afërdita në shenjën e shkëlqyer të Binjakëve ju propozon një veprim të dobishëm dhe ju premton t’i jepni edhe më shumë rëndësi dëshirës tuaj për të qenë të rrethuar nga shoqëria e mirë.

Akrepi-Teatri i ngjarjeve planetare ka sot protagonistë yje të dashur për ju. Neptuni është në atë pikë të Zodiakut ku shfaqet plotësisht i qetë, te Peshqit e nga ky pozicion ju jep një ndjenjë harmonie dhe vullneti për ndryshime revolucionare në familje. Megjithatë, me “familje” nënkuptoni gjithashtu këtu edhe rrethin e ngushtë të miqve.

Shigjetari-Një qiell veror rrit dëshirën tuaj për të ndërtuar diçka të re. Jupiteri në shenjën miqësore të Dashit ju jep energji magjepsëse që kombinohet me gëzimin e të jetuarit që tashmë dini si ta çlironi. Treshja Hënë – Afërditë – Mërkur, në shenjën e gjallë të Binjakëve, ju sjell disa ndalesa në sektorin e dashurisë, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë.

Bricjapi-Skena planetare hapet shumë e favorshme për ju dhe mjaft premtuese. Ekziston mundësia për të vazhduar atë që keni filluar. Harmonia vazhdon të banojë në folenë e dashurive, duke ju sjellë, në këmbim, ekuilibër, mirëqenie të brendshme, aftësinë për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Neptuni i pritur te miqtë e Peshqve ju stimulon bujarinë.

Ujori-Dielli i futur në shenjën e Gaforres, me të cilën nuk ndani asnjë marrëdhënie në timonin e Zodiakut, kushtëzon disi humorin e përgjithshëm të kësaj dite. Dielli në veçanti, nxit dëshirën për t’u rrethuar vazhdimisht nga miq të ngushtë. Forma fizike është mjaft e mirë.

Peshqit-Yjet mbajnë konfigurimin pozitiv të një dite më parë. Megjithatë, mund të ketë më shumë pengesa praktike që mund të ndalojnë rezultatet. Ekipi Hënë – Venus – Mërkur është në një shenjë jo të përshtatshme. Ai ndodhet te Binjakët, ndaj ndikohet familja dhe jeta në çift që mund të hasin pengesa në komunikim./tvklan.al