Dashi-Disa vonesa sot do ju irritojnë. Keni shumë për të bërë, por duhet të jeni të durueshëm, sepse për disa çështje koha nuk është e duhur.

Demi-Jeni në një rrugë shumë të mirë që keni punuar shumë dhe me shumë përpjekje, prandaj pa marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballeni sot, mos u tërhiqni.

Binjakët-Sigurohuni që të planifikoni më shumë sot. Mos jini impulsivë, sepse do të merrni vendime të gabuara.

Gaforrja-Mos lejoni që asgjë t’ju largojë nga planet tuaja sot dhe kushtojini vëmendje disa njerëzve dhe komenteve që ata mund të bëjnë për mënyrën e trajtimit të situatave. Thjesht duhet të kesh besim tek vetja dhe gjithçka do të vijë ashtu siç dëshiron të jetë.

Luani-Një ditë e këndshme dhe krijuese ju pret. Planet tuaja po zbatohen në mënyrën më të mirë dhe ka shumë mundësi për të zgjidhur çështjet e së kaluarës.

Virgjëresha-Dita është e mbushur me surpriza për shenjën tuaj. Disa nga miqtë tuaj të afërt do t’ju zbulojnë sekretet e tyre dhe do të përballeni me surpriza të pakëndshme, nga ana tjetër do t’ju duhet t’i mbroni ata.

Peshorja-Sot është një ditë e shkëlqyeshme për ju që të zgjidhni disa çështje që janë pak të çrregullt në mendjen tuaj.

Akrepi-Sot do të jetë ditë mjaft intensive, veçanërisht për çështjet e së kaluarës. Sidoqoftë, energjia që keni sot do t’ju ndihmojë të merrni situatën në duar dhe t’i jepni fund të gjitha detyrave tuaja

Shigjetari-Nervat tuaja do të testohen këtë të Premte, pasi detyrimet janë të shumta dhe dëshironi t’i zgjidhni ato sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Bricjapi-Sot jeni mjaft të zënë dhe përpiqeni të përfundoni sa më shumë detyrime. Ju ndoshta duhet të relaksoheni pak dhe të vendosni një radhë për detyrat tuaja.

Ujori-Sot aftësitë tuaja do të bëhen mjeti për të arritur gjithçka që dëshironi për të realizuar në mënyrë efektive planet tuaja. 

Peshqit-Sot dëshironi të ndihmoni të tjerët me shkathtësinë tuaj. Por, para se ta bëni, sigurohuni që të keni mjaftueshëm kohë në dispozicion, sepse përndryshe do t’i zhgënjeni. /tvklan.al