Horoskopi 28 Shtator 2019

Posta

Horoskopi 28 Shtator 2019

09:00 28/09/2019

Dashi-Ditë e re, energji të reja. Sot dikush do të përpiqet t’ju sfidojë për mënyrën si mendoni. Sado kokëfortë të jenë të tjerët, sigurohuni që të jeni ju ata që keni kontrollin e situatave. Dhe mos harroni asnjëherë të qëndroni gjithnjë pozitivë.

Demi-Dashuria dhe romanca duhet të shkojnë shumë mirë momentalisht. Diçka ka shkaktuar dyshim tek ju dhe jeni në ankth për të zbuluar të vërtetën në çdo situatë. Aseti më i madh do të jetë mënyra praktike dhe me themel, sesi do t’i përballni gjërat.

Binjakët-Pavendosmëria që ndjeni sa i përket disa çështjeve të caktuara mund të amplifikohet sot. Mund ta gjeni veten duke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin. Punoni me energji dhe njihni vlerat e të dyja situatave, në fund gjykoni me zemër.

Gaforrja-Sot duhet t’i keni mendimet mjaft të qarta dhe fokusi i mprehtë që ju karakterizon do të bëjë që të zbuloni të vërtetën në çdo situatë. Mendja mund të ngatërrohet shumë shpesh me zemrën, por lajmi i mirë është që do të punojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Luani-Mos i lini të tjerët pas sot, teksa merrni të gjithë vlerësimin e merituar. Bëjini pjesë të asaj që po kaloni, do të shihni se herën tjetër do t’ju ndihmojnë edhe më shumë. Gjithsecili i di vlerat personale, ashtu sikurse tuajat.

Virgjëresha-Dashuria dhe romanca do të jenë në qendër të ditës së sotme. Gjërat shkojnë shumë mirë momentalisht. Megjithatë sot do të keni tendencën për të zbuluar diçka më shumë.

Peshorja-Mund t’ju duhet të bëni një hap prapa sot dhe ta ktheni vëmendjen tek ajo që po ndodh brenda për brenda. Kur vjen puna tek romanca e dashuria mos u nxitoni. Momentalisht durimi është gjëja e duhur. Ata që ju rrethojnë janë më emocionalë se zakonisht.

Akrepi-Mendja juaj është kaq e mprehtë sa mund të analizojë edhe detajet më të vogla. Asgjë nuk do t’i shpëtojë vëmendjes tuaj sot. Do të jeni në kontroll të çdo situatë, e kuptojnë ose jo të tjetër. Merrni kohën që ju duhet dhe bëni durim, do të arrini gjëra të mëdha.

Shigjetari-Konflikti është pjesë e jetës dhe ndonëse kjo mund t’ju mërzisë shumë momentalisht, është një sfidë që duhet të tejkaloni, sidomos në aspektin sentimental. Flisni me partnerin dhe zgjidhini situatat me dialog. Do të shihni se nuk është aq e vështirë.

Bricjapi-Dashuria është në anën tuaj. Do të zbuloni se sa më shumë të vërtetë qëndroni me veten, aq më shumë do të mund t’i përkushtoheni tjetrit. Sot shfrytëzojeni kohën për të bërë aktivitete të ndryshme dhe pse jo për t’u argëtuar.

Ujori-Të ndikuar ndoshta nga ata që ju rrethojnë, sot do t’ju tërheqë vëmendjen diçka që deri dje nuk ju kishte bërë aspak përshtypje. Një dëshirë e papritur për të udhëtuar mund të sjellë një fundjavë vërtetë interesante.

Peshqit-Blerjet për në shtëpi mund të jetë një prej planeve për sot. Sensi estetikës është shumë i fortë momentalisht dhe shija e mirë, në periudhën më të mirë. Gjithsesi, bëni kujdes me shpenzimet, jo gjithçka është e nevojshme./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT