Dashi – Nuk do jeni shumë të fjalës sot. Do të gëzoheni duke dëgjuar ato që thonë të tjerët. Keni kaluar shumë kohë në shtëpi dhe keni nevojë që të dilni për pak kohë. Qetësohuni dhe shijojini ato momente.

Demi– Do të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo do të krijojë herë pas here debate sot. Mundohuni të reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni se keni gabuar për ato që keni menduar. Në planin financiar do të dini si të veproni në çdo moment dhe gjendja ka për të mbetur gjithë kohës e qëndrueshme.

Binjakët – Duhet që ta keni më të mprehtë intuitën sot. Ka shumë gjëra që mund të bëni me partnerin/en. Megjithatë siç po shkojnë gjërat mund të përfundoni duke mos bërë asgjë.

Gaforrja– Jeta juaj në çift do të jetë shumë më e mirë se disa ditë më parë. Do zbuloni një tjetër anë të karakterit tuaj e cila do ju pëlqejë tej mase. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë sepse do keni gjithë kohës mbështetjen e Venusit.

Luani– Asgjë nuk do ndryjë nga përditshmëria e jetës tuaj në çift gjate kësaj dite. Mundohuni vetëm të ruani një klimë sa më të ngrohtë. Buxheti do të jetë goxha i mirë. Mund të bëni edhe investime, por mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjëresha– Ditë goxha e trazuar do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do të merreni vesh për shumë gjera me partnerin dhe kjo do ndezë debate të forta. Buxhetin duhet ta stabilizoni sa më parë sepse po i latë gjërat pas dore situata mund të marrë tatëpjetën përgjithmonë.

Peshorja– Pozicionimi i yjeve bën që sot të ketë një energji pozitive që ju rrethon. Po përpiqeni në maksimum që të hiqni qafe disa borxhe të vjetra. Përdorni intuitën për të investuar në gjëra të reja.

Akrepi– Ditë jo e zakonshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndodhin gjëra të veçanta të cilat do ua shtojnë edhe më tepër dëshirën për të jetuar pranë partnerit. Financat do të jenë të mira, situata do të fillojë të përmirësohet me shpejt nga sa mendonit.

Shigjetari– Jeni në humorin e duhur për të kaluar disa momente të bukura me një person të rëndësishëm. Në mbrëmje do të kryeni disa biseda që do të reflektojnë sjelljen tuaj kohët e fundit.

Bricjapi– Tashmë po ndiheni edhe më të fuqishëm. Sa i përket shëndetit jeni në formën më të mirë dhe kjo bën që edhe mendja të jetë e mprehtë. Po mendoni që të lini një punë dhe të shkoni tek profesioni që dashuroni në të vërtetë.

Ujori– Ditë mjaft e qetë do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të flisni për çdo gjë me atë që keni në krah dhe marrëdhënia juaj do të jetë e jashtëzakonshme. Buxhetin do të arrini ta menaxhoni me kujdes dhe gjendja do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar.

Peshqit– Ditë eksplozive do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Ose do të debatoni ashpër me partnerin ose do dashuroheni me pasion me të. Buxhetin mos kërkoni ta përmirësoni menjëherë. Filloni njëherë ta stabilizoni e më pas ta ndryshoni atë për mirë.