Dashi- Do të merreni më shumë me jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do mundoheni me çdo kush ta largoni rutinën. Partneri do ketë menduar për një surprizë të mrekullueshme. Klima në planin financiar do jetë e trazuar. Kujdes me shpenzimet sepse do keni probleme.

Demi- Marrëdhënia në çift do jetë goxha e mirë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni edhe me një shikim me atë që keni ne krah dhe do e toleroni pak më tepër se më parë. Urani do ua mbrojë financat gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë më të kthjellët në këtë sektor. Nuk pritet asnjë problem.

Binjakët- Ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën sentimentale të çifteve. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë problemet që keni pasur. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do arrini edhe të shpenzoni edhe të hiqni disa para mënjanë.

Gaforrja- Tregohuni më realistë sot në jetën tuaj në çift dhe mos kërkoni që partneri t’iu bëjë surpriza të jashtëzakonshme. Mos mendoni se jeta reale është si në një fil sepse do zhgënjeheni. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do bëni gabime.

Luani-Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni më të sjellshëm dhe më tolerantë me partnerin. Disa do mendojnë edhe për një bashkëjetesë. Në planin financiar do ketë përmirësime te njëpasnjëshme të situatës.

Virgjëresha- Ditë përgjithësisht e qetë dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni një komunikim të mirë dhe nuk do ua vini veshin atyre që do iu thonë të tjerët. Jupiteri do iu sjellë fat në planin financiar dhe do arrini të kryeni investimet e menduara prej kohësh.

Peshorja- Qëndrueshmëria do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do jeni me humor të mirë dhe ka mundësi të flisni edhe për disa tema delikate që iu kanë shqetësuar prej kohesh. Situata financiare do ketë disa ndryshime pozitive. Më në fund!

Akrepi- Yjet do t’i ndihmojnë çiftet ta përmirësojnë jetën e tyre sentimentale gjatë kësaj dite. Do tregoheni më të hapur me partnerin dhe nuk do i mbani më asnjë të fshehtë. Në planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria. Mos e prishni atë.

Shigjetari- Asnjë planet nuk do ndikojë në jetën sentimentale të çifteve. Çdo gjë do shkojë mirë dhe nuk do ketë debate të zjarrta midis dy partnereve. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, prandaj merrni sa më shpejt masa për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi- Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen paksa më të duruar me personin që kanë në krah. Mos kërkoni që ai t’ua realizojë të gjitha dëshirat përnjëherësh. Financat do jenë shumë të mira.

Ujori- Do i merrni gjërat si t’iu vijnë sot në jetën tuaj sentimentale dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Është e kotë të stresoheni sepse ajo që është parashikuar do të ndodhë. Në planin financiar duhet të kërkoni ndihmën e specialistëve sepse vetëm nuk keni për t’ia dalë.

Peshqit- Ditë e paqëndrueshme dhe e mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar. Në planin financiar tregohuni sa më të matur. Jo vetëm që duhet të shpenzoni me maturi, por nuk duhet të jepni as hua.

/tvklan.al