Dashi-Mos u nxitoni për asgjë sot. Do të keni mundësi të pushoni paksa. Do të qëndroni nën praninë e familjarëve tuaj, çfarë do t’ju kënaqë pamasë. Ka gjasa që ta shkelni dietën ushqimore, megjithatë është e tolerueshme nëse nuk e teproni.

Demi-Nëse keni takuar një person kohët e fundit i cili ju ka bërë përshtypje mundohuni të tregoni interes ndaj tij po pa rënë shumë në sy. Keni të bëni me një individ shumë të zgjuar që e di mirë se çfarë kërkon.

Binjakët-Duket se një çështje të rëndësishme e keni kapur gabim dhe tani duhet të ndryshoni kurs. Nuk keni pse të ndiheni i zënë ngushtë vetëm se keni bërë një gabim. Edhe ju jeni njeri si të gjithë të tjerët.

Gaforrja-Tregohuni më realistë sot në jetën tuaj në çift dhe mos kërkoni që partneri t’iu bëjë surpriza të jashtëzakonshme. Mos mendoni se jeta reale është si në një film sepse do zhgënjeheni. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do bëni gabime.

Luani-Sot do të jeni si një thikë e nxehtë që shkon përmes gjalpit për sa i përket detyrimeve tuaja. Shfrytëzoni rastin për të bërë blerje të ndryshme, për të gatuar dhe për të pastruar. Përgatisni disa ushqime të shëndetshme për javën që keni përpara.

Virgjëresha-Sot ka për të qenë një ditë plot qejf. Disa shokë ose të afërm do t’iu rivizitojnë. Më e pakta është të prisni një mesazh prej tyre. Financat do të rregullohen.

Peshorja-Tregoheni vazhdimisht tolerantë dhe të kuptueshëm. Sot është dita juaj me fat. Kjo është edhe arsyeja pse ndiheni të lumtur dhe të pamposhtur. Do të jeni shumë bujar ndaj të tjerëve dhe kjo do t’ju kthehet me të njëjtën monedhë.

Akrepi-Do të jetë një ditë e paqëndrueshme për jetën në çift. Mundohuni të tregoni të kujdesshëm për të shmangur problemet e mëdha. Në planin financiar do të keni mundësi të kryeni transaksione të mëdha dhe situata do të përmirësohet.

Shigjetari-Ka shumë mundësi që të takoni një person nga e kaluara dhe që do të luajë një rol të rëndësishëm tek ju. Iu kërkohet shumë durim me partnerin/en. Bëni kujdes me ato që thoni. Disa keqkuptime të vogla mund të nxjerrin probleme shumë të mëdha. Kërkohet të qëndroni në heshtje sot.

Bricjapi-Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen paksa më të duruar me personin që kanë në krah. Mos kërkoni që ai t’ua realizojë të gjitha dëshirat përnjëherësh. Financat do jenë shumë të mira.

Ujori-Besojini intuitës suaj, veçanërisht kur keni të bëni me një person, të cilit nuk i besoni. Nëse fjalët e këtij/këtyre personave nuk përkojnë me veprimet, mund të jeni të sigurt se po mashtroheni. Një premtim që duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë do të thyhet.

Peshqit-Ndonëse ju pret një ditë e ngarkuar, planetët do t’ju qëndrojnë pranë. Edhe pse do të lodheni shumë, ka gjasa të mos arrini rezultatet që dëshironi. Sa i përket jetës personale, do të përjetoni një atmosferë krejtësisht ndryshe. Është dita e duhur për të shprehur ndjenjat tuaja./tvklan.al