Dashi-Tejkaloni frikën dhe veproni në mënyrë që të gëzoni ato që ofron jeta në këtë moment. Duhet të kuptoni se sot dhe çdo ditë, mendimet tuaja janë ato që krijojë realitetin. Ndaj qëndroni pozitivë edhe fati i mirë do t’ju ndjekë.

Demi-Mund të jeni një prej shenjave më të forta të zodiakut, por mos u sillni sikur jeni të pamposhtur pasi mund ta gjeni veten të lënduar, si emocionalisht, ashtu edhe fizikisht. Jeni të fortë, por njëkohësisht edhe njeri.

Binjakët-Jeni të shqetësuar dhe për diçka që normalisht as që do të bënte pjesë në mendimet tuaja. Është diçka kalimtare që ndodh kryesisht për shkak të lodhjes së tepërt të ditëve të fundit.

Gaforrja-Nëse e lejoni veten që të humbni durimin me dikë sot, mund të pendoheni kur të kuptoni që nuk ishte faji i tyre. Tregohuni të mirë me veten dhe të tjerët, të gjithë bëjmë gabime.

Luani-Nëse e shkuara do të përpiqet t’ju pengojë, mos e shmangni. Nëse ka një çmim që duhet paguar për diçka që keni thënë apo bërë, paguajeni dhe sigurohuni që të mos e përsërisni të njëjtin gabim.

Virgjëresha-Fati juaj do të ndryshojë për mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni duarkryq që gjërat të ndodhin vetë. Keni më shumë forcë dhe influencë në atë që merrni, nëse nuk ia lini të gjithën fatit në dorë.

Peshorja-Sido që të jenë duke shkuar gjërat për momentin, nuk duhet të bini në kurthin e të menduarit se jeta do të jetë gjithnjë kaq e lehtë. Në fakt, nëse qëndroni gjithnjë kaq pasivë ata që ju rrethojnë mund të mos jenë gjithnjë aty për t’ju mbështetur.

Akrepi-Tregohuni vigjilentë dhe sigurohuni që ata me të cilët punoni dhe bashkëpunoni të mos pasurohen në kurrizin tuaj. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është që të jeni në dijeni të të gjitha fakteve.

Shigjetari-Ekziston rreziku real që sot të humbisni qetësinë dhe të dilni nga vetja, ndoshta në përgjigje të kritikave që besoni se janë të padrejta. Ajo që duhet të kuptoni është se sa më shumë reagoni, aq më shumë armiqtë do të përpiqen t’ju qetësojnë.

Bricjapi-Një person me të cilin bashkëpunoni duket se mendon që i jeni borxhli. Sa më parë t’i tregoni të kundërtën, aq më mirë do të jetë. Nëse i keni dikujt borxh, ajo është vetëm vetja juaj, ndaj bëni çfarë iu bën të ndiheni mirë dhe injorojini të tjerët.

Ujori-Fati juaj do të ndryshojë për mirë ditët në vijim. Por kjo nuk do të ndodhë menjëherë, ndaj gjatë kësaj kohe bëni mirë që të tregoheni të kujdesur dhe t’i merrni gjërat me qetësi.

Peshqit-Nëse mendoni se duhet të merrni përsipër rreziqe, atëherë bëni mirë që ato të jenë të tilla që edhe nëse humbisni të mos iu kushtojë më shumë nga sa mund të paguani./tvklan.al