Dashi- Planetët ju favorizojnë duke mundësuar një ditë pozitive. Në shumë aspekte, dita e sotme do të jetë e favorshme. Duhet të merrni në konsideratë një propozim që mund t’ju bëhet.

Demi- E keni paksa të vështirë të çliroheni përfundimisht nga dikush, apo nga makthet që ju shkakton prezenca e dikujt, por me ndihmën e Afërditës do t’ia dilni mbanë. Mundohuni të jeni më objektivë.

Binjakët- Sot do të komunikoni me partnerin për problemet që keni pasur dhe do të përmirësoni marrëdhënien mes jush. Disa çështje të përbashkëta do ju lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Në lidhje me financat, ka ardhur koha të stabilizoni situatën, ndryshe do të keni probleme.

Gaforrja- Ata që janë në një lidhje do të përjetojnë një ditë të bukur. Do t’i shprehni ndjenjat ashtu siç dini ju dhe nuk do të lini pas dore atë që dashuroni. Edhe financat do të jenë të mira dhe nuk do të keni probleme.

Luani-Ambienti në çift do të jetë shumë i ngrohtë sot. Do të jeni më të afërt me partnerin dhe do sqaroni disa keqkuptime të mbetura pezull. Sa i përket financave, situata do të jetë delikate për shkak te pakujdesisë së treguar kohët e fundit. Po vazhduat njësoj do të mbeteni pa para.

Virgjëresha- Ata që janë në një lidhje do të reflektojnë dhe do të rregullojnë disa gabime që kanë bërë. Mbrëmja ka rezervuar surpriza. Kurse në aspektin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet që kryeni.

Peshorja- Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektiv apo thjesht për të mbaruar një punë që e keni lënë përgjysmë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme.

Akrepi– Jeta në çift do të karakterizohet nga një atmosferë e mirë. Partneri/ja do t’ju kushtojë gjithë vëmendjen e duhur. Për buxhetin duhet të bëni menaxhim më të mirë nëse nuk doni që të keni probleme më vonë.

Shigjetari- Marsi i “trazuar” në shenjë nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse tension, prandaj përgatituni për një ditë plot stres e lodhje, që do të sjellë pështjellim edhe në raportet ndërpersonale.

Bricjapi- Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes me sjelljen sot. Mos bëni veprime për të cilat do të pendoheni më vonë. Ndërsa financat do të jenë të mira, kështu që mund të kryeni disa shpenzime më shumë se zakonisht.  

Ujori- Do të kaloni një ditë mjaft të mirë me partnerin/en dhe do t’i shprehni ndjenjat ashtu siç dini ju. Edhe situata financiare do të jetë e mirë dhe nuk do të keni probleme, megjithatë mos shpenzoni më shumë seç duhet.

Peshqit- Do të jetë një ditë plot surpriza për ata që janë në një lidhje. Debatet do ja lënë vendin harmonisë në çift. Sa i përket buxhetit, do të ketë përmirësime të vogla. /tvklan.al