Dashi

Hëna e vendosur në shenjën e Demit sjell plot energji pozitive për ju. Duhet ta thoni mendimin tuaj edhe nëse dikush përpiqet t’ju shkaktojë pengesa. Taktika më e mirë është të gjesh një mënyrë për të larguar plotësisht veten nga prania e këtij personi.

Demi

Venusi, Hëna dhe Mëkuri, sjellin pozitivitet. Njerëzit të cilët veprojnë sikur janë më të mirë se të gjithë të tjerët, shpesh nuk praktikojnë atë që predikojnë. Përpara se të merrni ndonjë vendim në aspektin profesional, këshillohuni me ndonjë person tek i cili keni besim.

Binjakët

Hëna ka hyrë në shenjën fqinje të Demit dhe ju jep qëndrueshmëri në vendime dhe për situatat e krijuara së fundmi, në të gjitha fushat. Nuk do të keni kohë të mjaftueshme në jetën tuaj ndaj bëni më shumë planifikime dhe shtoni ambiciet.

Gaforrja

Hyni në këtë ditë të re plot ndjeshmëri dhe dëshira. Problemet tuaja në punë janë gati për t’u larguar. Një projekt i tmerrshëm mund të hiqet nga tavolina juaj. Mbani sytë hapur nga njerëzit që mund të ofrojnë ndihmë, edhe nëse ju buzëqeshin. Hëna në Dem ju ndriçon rrugën.

Luani

Disa lajme shumë emocionuese do të ndezin zjarr brenda jush dhe kjo do t’ju bëjë të lëvizni në një drejtim të ri. Sigurohuni që të dëgjoni me kujdes dhe kuptoni plotësisht se çfarë po ndodh rreth jush. Ajo mundësi e artë që mendoni se është e drejtë mund të kërkojë pak më shumë përpjekje.

Virgjëresha

Ambiciet tuaja po bëhen edhe më të shëndetshme sot dhe mund ta gjeni veten duke menduar për të bërë gjëra që kurrë nuk do të kishit ëndërruar disa vjet më parë. Para se të merreni me këtë objektiv të mrekullueshëm, duhet të përqendroheni në përfundimin e disa gjërave që keni lënë pas dore.

Peshorja

Saturni ju stimulon të afirmoheni duke nxjerrë në dritë karakterin tuaj. Një figurë pranë jush do të shfaqet shumë autoritare dhe mund të ndihet sikur ai ose ajo po jua bën ditën shumë të vështirë. Nuk është koha për t’i marrë gjërat personalisht, por është koha për të qëndruar të qetë.

Akrepi

Përfitoni sot nga energjia që ju dhuron Plutoni. Ky planet do të ndriçojë rrugën tuaj. Nisja e disa planeve të reja do të jetë më e lehtë sot, për sa kohë që të përfshini njerëzit që doni. Bëhuni më bashkëpunues dhe gjithçka do të jetë shumë më zbavitëse.

Shigjetari

Ditë e re në fund të muajit që karakterizohet nga një fillim disi i lodhshëm, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga data 14 deri në 18 Dhjetor. Sot duhet të mendoni më shumë për gjërat personale. Mos u jepni rëndësi disa aspekteve që nuk ju përkasin. Në dashuri duhet të tregoni më shumë angazhim dhe kujdes.

Bricjapi

Ditë mjaft e qetë në fund të muajit, me Hënën dhe Venusin në kënd harmonik nga Demi. Forma juaj fizike është e mirë, vetëm të lindurit në dhjetëditëshin e parë duhet të kujdesen për shëndetin.Të gjitha tranzicionet që po kaloni kohët e fundit nuk ju ndihmojnë për të krijuar ekuilibrin në jetë.

Ujori

Një qiell dinamik ju shoqëron gjatë gjithë ditës i kombinuar me ngarkesën e fortë njerëzore dhe jetike që ka shenja juaj. Planetët në shenjat e Ajrit dhe Zjarrit, aleatët tuaj, ju ngrohin temperamentin, duke ju bërë më bujarë. Ndihma për të tjerët është fisnike, por ndonjëherë problemet e të tjerëve nuk duhen vendosur përpara problemeve tuaja.

Peshqit

Një qiell harmonik hapet për ju në këtë ditë pranvere. Dielli është trupi qiellor që dëshiron t’ju provokojë duke ngadalësuar disa nga nismat tuaja dhe duke ju detyruar të jeni më të pranishëm dhe bashkëpunues në familje. Tani është koha të prisni më të mirën nga vetja./tvklan.al