Dashi-Ka ardhur koha që t’i tregoni vendin dikujt që keni pranë, sepse po e tejkalon cakun. Nëse nuk i tërhiqni vëmendjen do të keni akumuluar kaq shumë sa do të shpërtheni në mënyrë agresive. Nuk ka nevojë të krijoni armiq.

Demi-Do të bëni shumë njerëz për vete vetëm me mënyrën sesi mendoni. Përdoreni këtë fuqi për të vënë të tjerët në punë dhe për të bërë gjëra të cilët nuk i keni me qejf. E meritoni pak përkëdhelje.

Binjakët-Ditët e ardhshme do të merrni një ofertë që do të thotë shumë para, por edhe më shumë përgjegjësi. Nuk mund të keni njërën pa pasur tjetrën, ndaj vendosini vetes synimet që keni dhe mendoni se çfarë jeni në gjendje të bëni për t’i arritur ato.

Gaforrja-Shikoni interesat tuaja këtë fundjavë dhe injoroni ata që ju këshillojnë të ndihmoni të tjerët. Keni bërë mëse mjaftueshëm dhe ka ardhur koha të bëni për veten. E meritoni suksesin.

Luani-Sot të keni tendencën për të hequr dorë nga diçka që po ju merr shumë kohë dhe energji, megjithatë mos u tregoni të nxituar. Ndoshta nesër do t’i shihni gjërat me tjetër sy.

Virgjëresha-Kjo e sotmja është një ditë shumë e mirë për t’iu përkushtuar miqve dhe njerëzve që keni afër. Zgjidhni cila marrëdhënie është më e rëndësishme për ju dhe fokusohuni tek ajo fillimisht.

Peshorja-Askush nuk e vë në dyshim ambicien tuaj, por disa mund të venë në dyshim aftësinë për t’ia dalë në disa gjëra pa asistencë. Nuk keni përse bëni gjithçka vetëm, lini dikë që ka pozicion t’ju vijë në ndihmë sot.

Akrepi-Gjithçka shkon për mrekulli dhe situata do të vijojë të përmirësohet. Fati i mirë do të vijojë t’ju ndjekë dhe nuk ka nevojë të bëni asgjë. Shijojeni këtë periudhë, fundja keni punuar për të merituar çdo gjë që po ndodh.

Shigjetari-Çështjet financiare, sidomos ato që lidhen me prona apo investime do të jenë në qendër të ditëve që do të vijnë. Shanset për të qenë të suksesshëm janë të mëdha. Guxoni, në të kundërt nuk do të arrini kurrë shumë larg.

Bricjapi-Nëse keni pasur përplasje me një mik apo dikë të afërt, ka ardhur momenti për të lënë pas çdo problem apo mëri që mund të keni. Fjala ‘më fal’ nuk ka vrarë njeri deri më sot dhe nuk do t’ju gjejë asgjë nëse pranoni se e kishit gabim.

Ujori-Nëse dikush me të cilin punoni sot do të jetë në humor më agresiv se zakonisht bëni mirë që të evitoni përplasjet. Shumë shpejt situata do t’i rikthehet normalitetit dhe do të jeni duke qeshur sërish.

Peshqit-Këtë fundjavë do të jeni në formën tuaj më të mirë, si nga ana krijuese, artistike, ashtu edhe ajo romantike. Mos nguroni për të qenë ambiciozë, por gjithnjë duke u treguar të sjellshëm dhe të mirë ndaj atyre që ju rrethojnë./tvklan.al