Dashi-Një Merkur diellor ndodhet në një shenjë sociale shumë të pëlqyeshme për ju, te Binjakët dhe ju lejon të jetoni këtë ditë në harmorni. Kjo mund të jetë një harmoni familjare e sapogjetur, shpërblimi i duhur për përpjekjet që keni bërë për të qetësuar disa të afërm.

Demi-Mbërrini në fund të muajit me pak frymëmarrje. Thënë ndryshe me disa probleme familjare që ju kanë dhënë disi dhimbje koke. Saturni në Ujor qëndron në një kënd të papërshtatshëm për shenjën tuaj dhe mund të jetë tregues i disa ndryshimeve të papritura që mund të ndodhin. Të ndikuar veçanërisht nëse festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.

Binjakët-Në këtë ditë qershori mund të mbështeteni në një kombinim mjaft frymëzues planetësh. Marsi në Dash dhe ekipi Hënë – Afërditë – Mërkur që zë shenjën tuaj. Ky kombinim i rallë i zodiakut sjell ngritjen e nivelit të humorit dhe efikasitetit gjatë ditës, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë.

Gaforrja-Konfigurimi i sotëm lejon planetët që janë tashmë në një kënd të favorshëm për të rritur efektet e tyre të dobishme. Merrni sot ndikimet e Venusit, Diellit, Hënës, Uranit dhe Neptunit: të gjithë trupat qiellorë që ju japin energji krijuese aktive, optimizëm dhe gjallëri veprimi në shumë fusha.

Luani-Një ditë e re në të cilën planifikoni gjithçka me lehtësinë tuaj të zakonshme dhe ekzekutimin e shpejtë, por edhe të ndikuar nga njëfarë perfeksionimi kërkues. Urani në një kënd disi shqetësues nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, krijon disa pengesa kalimtare e thjesht nuk do të arrini aty ku do të dëshironit.

Virgjëresha-Skena zodiakale ju gjen të shoqëruar nga shumë planetë pozitivë: Plutoni e Urani te Dielli, janë vetëm disa prej tyre. Prandaj, ju po shijoni një fazë normaliteti, siç ju pëlqen më shumë, e një kalim të ngadaltë dhe të këndshëm të kohës në harmoni me dashuritë tuaja. Nuk priten luhatje për disa kohë, kjo një tjetër shenjë e mirëqenies.

Peshorja-Një panoramë planetare e qetë dhe e ndritshme verore hapet para kësaj dite të bukur në fund të muajit. Hëna, Venusi, Mërkuri dhe Saturni, janë në cep shumë të lumtur, nga shenjat e Ajrit, aleatët tuaj besnikë të Ujorit dhe Binjakëve; së bashku ju sjellin ditë  të lumtura, me diell e me fat. Mjedis i përshtatshëm për njohjet e reja të rastësishme.

Akrepi-Perspektiva e kësaj dite në fund të muajit duket premtuese me një sërë planetësh që vazhdojnë t’ju mbështesin, duke ndihmuar në përmirësimin e mirëqenies fizike dhe duke ju dhënë freski verbuese pavarësisht moshës. Saturni kalon në shenjën e dashur të Ujorit dhe ju këshillon të mbani nën kontroll shëndetin.

Shigjetari-Në këtë ditë vere ju prisni kulmin e sezonit. Skuadra Jupiter – Mars te Dashi, një shenjë që është në një kënd pozitiv me Shigjetarin, ju hap rrugën drejt shpresave të reja, të bukura, veçanërisht nëse keni lindur në nëntor. Marrëdhëniet në rrethin shoqëror dhe miqësor ndikohen në mënyrë pozitive.

Bricjapi-Transitet planetare të kësaj dite të re qershori janë mjaft të mira. Është Urani që ju buzëqesh me dashamirësi, veçanërisht nëse keni lindur nga 2 deri më 9 janar. Jeta juaj e përditshme ringjallet dhe rinovohet në mënyrë të dobishme nën dritën e ndikimit të Uranit. Planetët ju bekojnë sot me dashurinë që u falni njerëzve që mbani pranë.

Ujori-Qielli kthjellohet me Mërkurin që shkëlqen në shenjën miqësore të Binjakëve dhe që harmonizohet me Saturnin në shenjën tuaj. Së bashku ata ju ndriçojnë rrugën, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë. Jetoni një ditë me qetësi emocionale dhe plot harmoni.

Peshqit-Dielli, Urani, Jupiteri, Neptuni dhe Plutoni ju lejojnë të lëvizni sot aty ku nuk e keni pasur shumë të lehtë. Në fakt, në këtë ditë ju po shkoni drejt kënaqësive emocionale, që kanë të bëjnë me pjesën aktive, agresive dhe sociale të qenies suaj. Njohje të reja hyjnë në rrethin tuaj shoqëror./tvklan.al