Dashi

Mos u zhyt me kokë në punë ditën e sotme. Pastrimi dhe rregullimi me siguri mund të presë një ditë tjetër. Energjitë e sotme tregojnë se biseda me miqtë dhe familjen duhet të jetë prioriteti juaj kryesor. Merrni parasysh ta kaloni pasditen duke bërë aktivitete me fëmijët tuaj. Punësoni një dado për mbrëmjen. Do t’ju bënte mirë të dilni me partnerin tuaj – vetëm ju të dy – nëse është e mundur.

Demi

Ka të ngjarë që mendja juaj të qëndrojë gjatë gjithë kohës në punë. Nuk duhet të neglizhoni familjen dhe partnerin tuaj. Edhe kur jeni në shtëpi, do të largoheni për të kontrolluar emailin tuaj. Ndoshta telefononi fshehurazi partnerin tuaj të biznesit. Kjo sjellje do vihet re edhe nga familjarët tuaj, përpiqu që ta mbash situatën nën kontroll.

Binjakët

Kjo është një ditë e mirë për çështjet financiare. Sot mund të mendoni se llogaria juaj bankare nuk është aq plot sa mund të ishte. Por sot ka të ngjarë të merrni disa lajme që tregojnë të kundërtën. Ju mund të merrni një fitim të papritur që do ju mbushë portofolin plot.

Gaforrja

 Ju mund të ndiheni mjaft dembel sot! Ju meritoni pak pushim pas të gjitha aktiviteteve të javës së kaluar. Bëjini vetes një ditë pushim dhuratë. Bëni atë që dëshironi, shikoni filma ose kaloni pasditen duke u zhytur në vaskë. Kënaqësi totale. Thjesht relaksohuni!

Luani

 Ju e konsideroni veten si një person praktik, por sot mendimet tuaja mund të kthehen në atë mistike dhe shpirtërore. Intuita juaj është e fortë tani, duke ju lejuar të përshtateni me ndjenjat e të dashurve tuaj. Kjo ju lejon të jeni empatikë dhe mirëkuptues, gjë që partneri juaj e vlerëson veçanërisht. Intuita juaj mund t’ju frymëzojë t’i qaseni një problemi në një mënyrë të re. Lëreni mendjen tuaj të endet dhe të shihni se çfarë do të zhvillohet.

Virgjëresha

Me siguri do të hasni pak kundërshtim së bashku me energjitë planetare të sotme. Edhe ata që zakonisht janë pranë jush do të duken jo bashkëpunues. Mundohuni që kjo të mos ju shqetësojë shumë. Vendosni të ndiqni instinktet tuaja dhe punoni vetëm nëse është e nevojshme.

Peshorja

Mendimet tuaja sot ka të ngjarë të kthehen në vendosjen e objektivave për të ardhmen, veçanërisht në lidhje me karrierën tuaj. Ndërsa keni bërë shumë përparime në muajt e fundit, do të dëshironit të ecni edhe më shumë përpara. Kjo do të ishte një ditë e shkëlqyer për ta bërë këtë. Merrni këshillat e familjarëve, mund t’ju ndihmojë shumë.

Akrepi

Energjitë planetare po stimulojnë ambicien tuaj. Çështjet që lidhen me jetën tuaj profesionale mund të jenë në vëmendje. Ju mund të gjeni mënyra për të çuar përpara karrierën tuaj. Ndoshta ju kërkoni një promovim në biznesin tuaj aktual, ose mund të mendoni të kërkoni një punë tjetër tërësisht. Kjo është koha ideale për të vendosur plane specifike për të ardhmen.

Shigjetari

Keni qenë kaq të zënë këto javët e fundit saqë mund të keni lënë pas dore pa dashje personin e veçantë në jetën tuaj. Mund të keni dalë dhe argëtuar bashkë, por nuk keni pasur kohë për afrimitet, qoftë dhe për një përqafim. Sot e keni të domosdoshme të bëni gjumë në mesditë dhe nuk do ishte ide e keqe ta ftonit edhe partnerin tuaj të bashkohet me ju.

Bricjapi

Ka mundësi që në të ardhmen e afërt ju pret një ndryshim i madh. Mund të ndodhë që keni kuptuar se shtëpia dhe lagjja juaj aktuale nuk janë më të përshtatshme. Nëse keni menduar idenë e lëvizjes, sot mund të merrni disa lajme që ju motivojnë të bëni realitet atë që dëshironi.  Kjo është një ditë e mirë për të shqyrtuar listat e pasurive të paluajtshme. Ju mund të befasoheni nga ajo që gjeni.

Ujori

Ndoshta keni shpenzuar mjaft para kohët e fundit , por një llogaritje e shpejtë e faturave sot ka të ngjarë të japë një lajm të mrekullueshëm. Do vini re se keni qëndruar brenda buxhetit tuaj, Mundohuni të mos reagoni tepër ndaj lajmeve se keni më shumë para sesa keni menduar.

Peshqit

Kjo është një ditë e mirë për të reflektuar mbi javët e kaluara dhe për të marrë një perspektivë. Ju ndoshta keni punuar shumë dhe keni lënë pas dore prioritetet e tjera në jetën tuaj. Përpiquni që këtë ditë  të çlodheni dhe të bisedoni me miqtë dhe të afërmit. Kaloni ditën duke biseduar, duke qeshur dhe duke u çlodhur. Mos u fiksoni për detyrat që ju presin në zyrë. Ata nuk do shkojnë askund. /tvklan.al