Dashi- Plutoni do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift dhe do prishë atmosferën e ngrohtë që mbizotëronte. Mos u çudisni nëse partneri do ju kujtojë problemet e së shkuarës. Në planin financiar situata do jetë delikate. Do ishte mirë të këshilloheshit me ndonjë specialist.

Demi- Do kaloni një ditë shumë të bukur sot pranë atij që dashuroni dhe do keni mundësi të flisni edhe për disa tema që më parë nuk kishit mundur. Partneri sot do jetë me humor të mirë dhe i gatshëm të bashkëpunojë. Në planin financiar do keni vështirësi, por në asnjë moment nuk duhet ta lëshoni veten.

Binjakët- Dielli do jetë planeti që do e ndriçojë dhe do e bëjë më të bukur jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Gjithçka do shkojë si e kishit menduar dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Perspektivat financiare janë të mrekullueshme. Situata më në fund do stabilizohet dhe mund të kryeni shpenzimet e nevojshme.

Gaforrja- Do iu jepni shumë prioritet ndjenjave gjatë kësaj dite do ja kaloni më së miri pranë atij që dashuroni. Edhe ai nga ana e tij do mendoje si t’iu bëjë të ndiheni sa më mirë. Financat nuk do jenë të këqija. Merruni pak më tepër me detyrimet që i keni lënë pas dore dhe paguajini faturat sa më shpejt.

Luani- Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e fortë gjatë kësaj dite. Së bashku do i përballoni të gjitha pengesat që ju kishin dalë dhe do ndihen më mirë për këtë fakt. Në planin financiar nuk është momenti i përshtatshëm për të kryer shpenzime të mëdha.

Virgjëresha- Ditë goxha e tensionuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ju pëlqejnë ato që do ju thotë partneri dhe nuk do pranoni për asnjë arsye të toleroni. Situata financiare do jetë goxha e konsoliduar.

Peshorja- Do zhgënjeheni mjaft nga partneri gjatë kësaj dite dhe kjo do ju lëndojë pa masë. Kështu ndodh kur i jepni besim të plotë atij dhe kur e idealizoni gjatë gjithë kohës. Financat për pjesën më të madhe do jenë të qëndrueshme.

Akrepi-  Çiftet që kane pasur vështirësi këto kohë në jetën e tyre duhet ende të bëjnë kujdes. Qëndroni në qetësi edhe për disa kohë sa të qetësohet tërësisht situata. Me financat do merreni më tepër dhe do i menaxhoni me më tepër maturi ato.

Shigjetari- Për sa ju përket çështjeve të zemrës gjithçka do shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah. Në planin financiar do ndiheni më të qetë sepse gjendja do jetë goxha e stabilizuar.

Bricjapi- Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do e dini as vetë çfarë të bëni që ta qetësoni atmosferën mbizotëruese. Nëse nuk gjeni zgjidhje tjetër duhet të qëndroni pak kohë vetëm. Në planin financiar situata nuk do jetë as shumë e keqe, por dhe jo aq e mirë sa mund të kryeni shpenzime kuturu.

Ujori- Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm gjate kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do flisni më tepër me partnerin dhe do thurni edhe plane mbi të ardhmen. Financat duhen menaxhuar me më shumë maturi dhe kujdes.

Peshqit-  Surprizat në jetën tuaj në çift do jenë të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Do ketë edhe momente mjaft pasionante dhe të zjarrta. Sektori i financave do ketë goxha përmirësime sot. Do ju duhet te bëni disa sakrifica, por në fund çdo gjë do shkojë më së miri.

/tvklan.al