Horoskopi 29 Tetor 2019

Posta

Horoskopi 29 Tetor 2019

08:25 29/10/2019

Dashi – Gjatë kësaj të marte do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka pushtuar jetën tuaj prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi që të largoheni nga çdo detyrim social, madje edhe ato financiare. Megjithatë duhet të dini se nxitimi nuk sjell zgjidhje të frytshme, ndërsa durimi është çelësi kryesor.

Demi – Kjo e martë mund të sjellë marrjen e një vendimi të shumë menduar. Duhet të reagoni në mënyrë më të përgjegjshme ndaj situatave me të cilat ju përball jeta. Ka shumë mundësi që diçka urgjente të ndikojë në planet tuaja. Kjo ditë do të jetë perfekte për të rezultuar e suksesshme.

Binjakët – Kjo e martë do të sjellë në jetën tuaj një ngjarje personale, e cila do ju pengojë që të bëni progres. Mundohuni që të sistemoni gjërat, nëse doni që të shpëtoni nga ndonjë problem serioz. Dinjiteti do të jetë një faktor vendimtar, në një lidhje ku jeni përfshirë. Dashuria është mjaft e favorshme gjatë kësaj dite. Mund të surprizoni njeriun e zemrës, duke planifikuar diçka speciale.

Gaforrja – Gjatë kësaj të marte do të shikoni me më shumë vëmendje situatën tuaj, sidomos nga pikëpamja ekonomike. Duhet të ruani qetësinë dhe të mundoheni të kuptoni pikëpamjen e anëtarëve të tjerë të familjes, lidhur me çështje financiare. Është shumë ë rëndësishme që të mos tregoheni kokëfortë në një lidhje.

Luani – Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, do të gjendeni në dilemë mes zemrës dhe mendjes. Gjatë kësaj të marte duhet të zgjidhni enigmën. Ndiqni instinktin tuaj dhe në këtë mënyrë do të merrni vendimin e duhur. Familja dhe të dashurit tuaj, kanë nevojë për vëmendjen tuaj, ndaj kaloni më shumë kohë me ta.

Virgjëresha – Gjatë kësaj të marte mund të keni problem me lëvizshmërinë, nëse jeni duke bërë një punë të rëndësishme që kërkon transport. Mund të humbni toruan, por kjo gjë është një fazë kalimtare. Kjo ditë do të sjellë një atmosferë tërësisht të re dhe rifreskuese. Ngrohtësia në raportet sentimentale, do të dominojë ditën.

Peshorja – Atmosfera e kësaj dite nuk do të jetë shumë pozitive. Duhet të jeni më të kujdesshëm në raportet me njerëzit e ndjeshëm. Ky është një moment ballafaqimi. Mund të jeni të detyruar të përballeni me situata të pakëndshme. Megjithatë do të jeni në gjendje që të merrni vendimin e duhur edhe nën presion, duke i dhënë një kthesë pozitive jetës tuaj.

Akrepi – Kjo e martë parashikon diskutime lidhur me disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni që të jeni sa më të sjellshëm dhe të kuptuar në bisedat tuaja. Nëse nuk arrini që të qetësoheni, mundohuni të përqendroheni aty ku duhet, pa e tepruar.

Shigjetari – Ka shumë mundësi që gjatë kësaj të marte të zbuloni një intuitë të mprehtë brenda jush. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për asnjë ndihmë nga jashtë, për të përballuar problemet të cilave mund t’iu bëni ballë vetë. Ka ardhur momenti që të bëni një hap mbas në raportet me persona të tjerë.

Bricjapi – Jeni natyrë familjare dhe kjo ditë do të nxjerrë në pah pikërisht anën tuaj më të përkushtuar. Do të jetë një ditë shumë e ngjeshur për ju, ku do të përballeni me situata mjaft të vështira.

Ujori – Do të jeni të bekuar nga një vizion i jashtëzakonshëm, i cili do të bëjë që të gjykoni siç duhet. Kjo është dita e duhur për të vlerësuar nisma apo investime të reja. Do të jeni në gjendje që të gjykoni persona që i keni pranë. Stresi i punës do të ndikojë shumë në harmoninë e lidhjes tuaj.

Peshqit – Kjo e martë parashikon një gjuhë mjaft të mprehtë. Por kjo aftësi mund të çojë në zbulimin e pasigurive tuaja, prej nga do të nxirrini një përfundim. Gjithë ata që janë të përfshirë në një lidhje, mund të vendosin për të zyrtarizuar raportin e tyre. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT