Horoskopi 29 Tetor 2020



Horoskopi 29 Tetor 2020

08:35 29/10/2020

Dashi-Mënyra e vetme që mund të lejoheni të qëndroni është nëse do të rregulloni sjelljen tuaj. Do të eksperimentoni shumë këto ditë në jetën tuaj dashurore. Dashuria në fakt mund të përmirësojë jetën tuaj ndjeshëm.

Demi-Dikush mund t’ju shokojë sot, por nëse shmangni reagime të ashpra mund të zbuloni ide të reja. Në këtë mënyrë do të ripërcaktoni mënyrën si i qaseni gjërave.

Binjakët-Do të keni një mundësi interesante për të njohur një person në mënyrë të ndryshme. Çdokush ka anë të vetes të fshehura dhe që rrallë i nxjerr në sipërfaqe. Por të paktën do të pëlqeni partnerin më shumë se zakonisht sot dhe do të ndjeni një pasion të thellë në dashuri.

Gaforrja-Mund të shkoni deri në limite sot. Gjithmonë keni dashur që të zgjeroni horizontet dhe të vendosni standarde të larta. Do të adoptoni një qasje eksperimentale. Mos kini frikë që të provoni gjëra të reja. Do të ndiheni mirë.

Luani-Sot do të doni që të provoni gjëra ndryshe. Edhe pse idetë tuaja mund të duken më të lehta se të tjerët, kjo s’do të thotë që nuk janë të bukura. Një eksperiment ndryshe do të hapë disa dyer të reja për ju.

Virgjëresha-Do të jeni si mjeshtër kukullash ndaj njerëzve. Do t’i ndihmoni ata që të kuptojnë vetën se kush janë në të vërtetë. Pra me reagimet tuaja do të mund të hapni zemrat e të tjerëve.

Peshorja-Zakonisht shijoni një pamje romantike sa i përket jetës dashurore. Me anë të situatave që do të ndodhin njerëzit do të krijojnë një impresion të rëndësishëm për ju. Sidoqoftë do të shijoni komunikimin dhe do të jeni më eksperimentalë sa i përket dashurisë.

Akrepi-Nuk ka shumë mundësi që ju dhe personi i zemrës të shpenzoni ditën në mënyrën që doni dhe të provoni gjëra të reja. Duhet që t’i flisni njëri-tjetrit në mënyrë të ndryshme. Për një herë të vetme duhet që të bëheni të “çmendur”.

Shigjetari-Dashuria nuk gjendet në vende të zakonshme. Sot do të shikoni se gjetja e personit të zemrës është një eksperiencë shumë më ndryshe. Duhet që të përmirësoni jetën tuaj dashurore.

Bricjapi-Do të përdorni disa shprehje interesante për t’i hyrë në zemër një personi. Flisni nga zemra edhe pse do t’ju duket e çuditshme. Dikush në veçanti ka për të vlerësuar përpjekjet tuaja.

Ujori-Edhe pse nuk e pranoni, keni një qasje eksperimentale ndaj dashurisë në një nivel të caktuar. Keni një nxitje për të eksploruar mundësinë për t’i shkuar akoma më shumë gjërave.

Peshqit-Partneri juaj ka shumë mundësi që të jetë aventuriere në qasjen ndaj dashurisë. Sidoqoftë jeni ju që vendosni sot se si do të dukeni. Megjithatë edhe partnerin duhet ta lini që të shprehë dhe të eksplorojë veten. /tvklan.al




Të ngjashme