Dashi- Sot do të jetë një ditë me fat për ju pasi do arrini që të zbatoni të gjitha planet që keni bërë më herët. Do kaloni shumë kohë me shoqërinë dhe me shumë mundësi mund të kryeni dhe një udhëtim që do u gëzojë shumë.

Demi- Një ditë të bukur do kaloni sot. Do arrini që të keni fat dhe të merrni disa para nga investimet e kryera më herët. Të dashuruarit këshillohen të jenë të sjellshëm në bisedën me partnerin, përndryshe mund të ketë konflikte.

Binjakët- Një çështje e pazgjidhur në familje do rikthehet në vëmendje dhe sot dhe mund të ketë debate. Por ky problem do zgjidhet dhe harmonia do rikthehet sërish. Sot do merrni dhe një lajm të mirë.

Gaforrja- Një ditë të mbushur me negativitet do kaloni sot. Do jeni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë. Të dashuruarit këshillohet që të kenë durim, pasi zënkat sot mund të jenë fatale.

Luani- Një ditë e bukur do jetë kjo e enjte për ju. Një surprizë do u vi nga jashtë shtetit dhe do lumturoheni pa masë. Nëse keni në plan të kryeni investime duhet t’i bëni sot sepse fati nuk do jetë gjithmonë në krahun tuaj.

Virgjëresha- E gjithë ditë juaj sot do kalojë duke punuar dhe ju nuk do gjeni kohë për familjen apo miqtë. Do ndiheni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë që mund t’iu argëtojë.

Peshorja- Gjërat do i keni në kontroll dhe kriza e ditëve të fundit ka marrë fund. Sot do ndiheni shumë mirë dhe do jeni gati për të vijuar me projektet e lëna pezull. Në punë do ndiheni mirë dhe do arrini gjithashtu të zgjidhni problemet në familje.

Akrepi- Nuk do jetë një ditë e bukur kjo e enjte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do bini pre e disa mendimeve negative që do u rrethojnë. Duhet të keni kujdes kur merrni vendime, pasi mund të rezultojnë të gabuara.

Shigjetari- Lajme të mira do dëgjoni sot. Gjithçka do shkojë mirë në punë dhe në familjen tuaj. Do kaloni momente të lumtura që do i shijoni shumë dhe sot do arrini të merrni një vendim të rëndësishëm që do rezultojë i suksesshëm.

Bricjapi- Një ditë të mirë do kaloni sot në punë. Eprorët do vlerësojnë përpjekjet tuaja dhe mund të rriteni në detyrë. Nëse shihni që jeni në qendër të sulmeve mos u shqetësoni, do jeni ju ai që do dilni i fituar në fund.

Ujori- Gjatë gjithë ditës do të ndiheni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë. Në punë nuk do jeni i përqëndruar dhe do merrni vërejtje. Një problem në familje do u shqetësojë, kujdes diskutimet me partnerin.  

Peshqit– Sot do kaloni një ditë të mbushur me negativitet dhe do ndiheni shumë të lodhur. Ju këshillojmë që të kurseni pasi fati nuk është me ju. Mendohuni dy herë dhe dëgjoni këshillat e të tjerëve para se të merrni vendime./tvklan.al