Dashi – Të lindurit e shenjës së Dashit nuk duhet të presin ndonjë mrekulli. Premtimet për dikë pranë jush do të mbeten vetëm fjalë. Sot rekomandohet të mos keni frikë të shprehni ndjenjat tuaja ndaj një personi që ju dashuroni.

Demi – Përpiquni të ndihmoni financiarisht miqtë e ngushtë ose familjarët. Do të keni disa probleme të vogla shëndetësore. Megjithatë, mund t’i parandaloni ato duke mos konsumuar alkool dhe duke iu nënshtruar një regjimi strikt ushqimor.

Binjakët – Jini më të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje tensioneve që mund të shkaktohen nga ndonjë keqkuptim. Në aspektin profesional, po kryeni detyrat e ngarkuara me kujdes të madh.

Gaforrja –Kthejeni vëmendjen tuaj tek personi i zemrës dhe përjetoni këtë moment romantik me gëzim. Mbështetja e disa njerëzve me ndikim do t’i japë rrugë projekteve tuaja për të shkuar në destinacion.

Luani –Venusi në opozitë do t’ju bëjë të shqetësuar, por nuk do t’ju ndalojë të jetoni me një intensitet të madh.

Situata juaj e punës është pozitive, kështu që nuk duhet të keni frikë të kërkoni ndryshime.

Virgjëresha –Saturni kundër në shenjën tuaj do të krijojë probleme në çiftet e reja, ndërsa ata në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të mendojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Disa pasiguri në frontin e punës mund të kërcënojnë qetësinë tuaj. Vlerësoni çdo vendim, por merreni me qetësi.

Peshorja –Sot do të pasqyroni shumë për disa situata që kanë të bëjnë me sjelljen e të tjerëve. Në punë po kaloni ulje dhe ngritje. Nëse jeni të punësuar nga dikush ju me siguri do të jeni favoritë.

Akrepi –Sot ju do të keni për të bërë zgjedhje që mund të ndikojnë në jetën tuaj të dashurisë. Shikoni brenda vetes për të parë nëse keni atë që dëshironi. Vazhdoni ngadalë në fazën e punës, por zbatoni objektivat e vendosura me këmbëngulje.

Shigjetari –Në dashuri sot mund të ketë tensione, por përpiquni të mos ekzagjeroni me iluzione të jashtëzakonshme.

Mos u hutoni dhe përqëndrohuni në përgjegjësitë tuaja. Ato janë shumë, por ju i mbani me zell!

Bricjapi – Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë shumë emocione, por edhe tensione në familje. Shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të qartë nëse doni të përfshini partnerin/en. Intuita juaj e fortë do ta bëjë biznesin të fluturojë lartë. Çdo projekt do të shkojë në destinacion, kështu që këmbëngulni.

Ujori – Është një ditë e pasigurt dhe duhet të mendosh për sjelljen tënde. Venusi mbron sferën sentimentale dhe do t’ju ndihmojë të sqaroni një situatë. Nëse jeni duke kërkuar një profesion ju do të keni mundësi të mira për të gjetur rrugën tuaj.

Peshqit – Disa persona të kësaj shenje do të ndihen paksa të trishtuar. Ka gjasa të përballeni me një situatë të pakëndshme, e cila do t’ju rikujtojë disa momente të trishta. Do të ishte mirë të kaloni më shumë kohë në shtëpi dhe të qetësoheni.

/tvklan.al