Dashi – Çdo mosmarrëveshje e vogël që mund të keni do të zgjidhet në ditët e ardhshme.

Demi – Do të jeni në lëvizje në një mënyrë, apo në një tjetër para fundit të javës.

Binjakët – Çfarë keni dhe çfarë fitoni mund t’ju rrijë në mendje, por mos lejoni që t’ju shkëpusë nga aktivitetet sociale. Dhe për asnjë moment të vetëm mos mendoni se për ta shijuar jetën në maksimum duhet të paguani shumë.

Gaforrja – Venusi, planeti i dashurisë dhe harmonisë, lëviz drejt shenjës suaj sot, duke sjellë relaksim dhe ndjesinë se gjithçka do të shkojë mirë.

Luani – Do të ndihmoni dike në nevojë sot pa pyetur për të marrë diçka në shkëmbim. Kushdo që mendon se ju interesoheni vetëm për para nuk di asgjë për ty.

Virgjëresha – Ju dëgjoni zemrën apo shokët tuaj? Përderisa ata thonë të njëjtën gjë nuk duhet të jetë një vendim i vështirë.

Peshorja – Një figurë autoritative do ju shikojë me vëmendje sot dhe nëse do ua shpaguani besimin, do të nisni një marrëdhënie me përfitime për të dyja palët. Aftësia juaj për t’ia dalë me të gjitha llojet e njerëzve do ju hyjë në punë.

Akrepi – Keni punuar shumë kohë pa pushim dhe shumë njerëz do të mendojnë se ju po i shmangni. Kjo nuk është e vërtetë.

Shigjetari – Dikush nga i/e cila nuk ju tërheq zakonisht nuk ju shqitet nga mendja. Pse? Me shumë gjasa ngaqë jeni shumë të ngjashëm. Në fakt, mund të bëni një skuadër të mirë bashkë.

Bricjapi – Venusi, planeti i harmonisë lëviz drejt fushës së marrëdhënieve të shenjës suaj. Nëse po kërkoni dashuri, gjasat janë që ta gjeni. Nëse nuk kërkoni dashuri të re, mund të thelloni marrëdhënien aktuale.

Ujori – Mund të mos jeni në humor për punë sot, por nuk ka asnjë problem. Aktiviteti kozmik në shenjën tuaj ju inkurajon të relaksoheni dhe të përgatiteni për betejat e ardhshme.

Peshqit – Nuk ka asnjë kuptim të fshihni ndjenjat pasi ato mund të lexohen lehtësisht në fytyrën tënde. Peshqit janë një shenjë emocionale. Mirë apo keq, ju nuk mund t’i shmangni ndjenjat tuaja. /tvklan.al