Dashi – Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje prej shumë kohësh, ka ardhur momenti për ta marrë.

Demi – Do të jetë një ditë pozitive, sidomos në sferën profesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë mund ta keni të lehtë, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve.

Binjakët – Kjo ditë do ju gjejë me një dëshirë në rritje për të dashuruar dhe për të rikuperuar ditët e humbura pas një faze krize dhe çorientimi. Edhe një udhëtim i bukur mund të jetë një mënyrë e mirë për tu shkëputur nga gjithçka.

Gaforrja – Gjatë këtyre ditëve jeni mbyllur në veten tuaj dhe mundoheni që të jeni të paarritshëm për të tjerët. Fundjava do të sjellë ditë më të mira, gjatë së cilave mund të hapeni me të tjerët.

Luani – Gjatë kësaj periudhe çdo gjë do të ecë më së miri. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave, miqësitë por edhe projektet e reja të punës. E vetmja çështje e cila mund t’iu krijojë ndonjë problem, është ajo ekonomike.

Virgjëresha– Do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante ku do të merreni me projekte të mëdha. Do të keni një dëshirë të madhe brenda vetes për të ndryshuar.

Peshorja– Nuk është një prej ditëve më të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Mund të konfliktoheni me një njeri që e keni përzemër, por koha do të tregojë se e drejta është në anën tuaj.

Akrepi– Kjo është dita ku asgjë nuk do të ecë ashtu siç ju dëshironi. Mundohuni që t’i kushtoni më shumë kohë vetes.

Shigjetari– Ndikimi i yjeve është mjaft pozitiv, si në sferën personale edhe në atë profesionale, ku çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi.

Bricjapi– Jeni duke hyrë në një fazë më të qetë të jetës suaj. Ju keni disa vizione për të ardhmen për të cilat nevojiten disa ndryshime të mëdha, prandaj përdorni këtë kohë të qetë për t’u përgatitur.

Ujori– Vetëm për shkak se madhështia juaj nuk ka patur mundësi të shfaqet kohët e fundit, nuk do të thotë se ju mungon talenti. Në çështjet e dashurisë mund të keni disa surpriza të këndshme ditën e sotme.

Peshqit– Do të ndjeni nevojën për të dashuruar më shumë dhe për ta lënë veten të lirë pa pasur rezerva. Ka ardhur momenti që të shihni përpara dhe të lini të kaluarën pas shpatullave.

/tvklan.al