Dashi – Një ditë shumë emocionuese do të jetë kjo e diel. Do të takoni njerëz shumë të pushtetshëm dhe do ju premtojnë të ardhme të ndritur. Një drekë më familjen do ju bëjë të harroni stresin e të gjithë javës.

Demi –Kjo është një ditë e mrekullueshme për të shprehur ndjenjat tuaja. Ndanit të gjithë idetë, shqetësimet dhe ëndrrat tuaja me partnerin. Ai do ju mbështesë në çdo vendim që do të merrni. Përgatituni për një mbrëmje romantike.

Binjakët–Sot do të zgjoheni me humor të mirë. Lajme të mira do të merrni nëpërmjet email-it ose telefonit. Ndryshimet në këtë periudhë nuk do t’ju bëjnë gjë tjetër veçse mirë.

Gaforrja–Kërkoni për një punë më të mirë. Mbase është më mirë që energjitë tuaja t’i investoni për diçka tjetër. Tani duhet të ktheni faqe: bëni njohje të reja dhe mes tyre zgjidhni partnerin e jetës tuaj.

Luani–Për beqarët ka ardhur momenti që të përzgjedhin miqësitë. Ndërsa ata që janë të lidhur duhet të rivlerësojnë mirë zgjedhjet që do të bëjnë. Besojini këshillës së një personi ekspert.

Virgjëresha–Ka shumë mundësi që miqtë t’ju bëjnë një shaka, ndaj jini të qetë dhe qeshni së bashku me ta. Pasditja e sotme do të jetë një ditë ideale për të pushuar.

Peshorja –Nuk është e thjeshtë që të rimerrni rrugëtimin normal të jetës suaj, pas “lajthitjes” së pak ditëve më parë. Ironia mund të jetë e duhura për t’i riparë gjërat.

Akrepi–Përgatituni që të sqaroni diçka me një person që e keni për zemër. Nëse rrjetet sociale ju sjellin humorin e keq, atëherë shmangini dhe kthejuni jetës reale. Situatë pozitive në shtëpi.

Shigjetari–Mos shpresoni që të ktheheni me personin e dashur. Është shumë i/e lodhur nga luhatjet tuaja. Dikush do t’ju kërkojë para borxh, por bëjini mirë llogaritë.

Bricjapi–Do të shqetësoheni prej menaxhimit të keq që u keni bërë parave. Nëse do të bëni sakrifica në këtë drejtim, bëjini deri në fund! Gjithçka që do të bëni me miqtë, do të shkojë shumë mirë.

Ujori–Personat që janë beqarë do të marrin një deklaratë dashurie. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e ditës. Ndërkohë të gjithë duhet të shtoni më shumë dozat e vetëvlerësimit.

Peshqit – Nëse jeni të zhytur në mendime bëni mirë ta dilni  shëtitje dhe të reflektoni. Pranoni ndihëm e miqve për të kapërcyer ngërçin. Dëgjoni instiktin tuaj.

/tvklan.al