Dashi – Në raportet e dashurisë mund të hidhni një hap të gabuar, prandaj kujdes. Në punë sot yjet do të jenë me ju, prandaj pritet të kaloni një ditë përgjithësisht të mirë.

Demi – Nëse jeni në një lidhje, duhet të tregoheni më tolerant ndaj partnerit tuaj. Me financat po kaloni një moment të mirë, prandaj mund të bëni blerje që i keni pasur në mendje.

Binjakët – Lëreni mënjanë stresin duke ushtruar frymëmarrjen. Joga, meditimi apo prania juaj në një objekt fetar do të ishte një opsion optimal për të larguar energjinë negative që keni përreth prej disa ditësh.

Gaforrja – Kjo ditë do ju gjejë dembelë dhe të tërhequr, ndoshta për shkak të mungesës së stimujve të duhur. Megjithatë ka shumë mundësi që të mbyllni negociata të mira. Nga pikëpamja sentimentale do të jeni gati për të përballur disa kritika me partnerin/en.

Luani – Dashuria do ju gjejë të qetë dhe të lirshëm dhe kjo freski, do ju bëjë mirë, pas ditëve të fundit të mbushura me tension. Lërini mënjanë problemet e punës dhe përqendrohuni vetëm në çështjen sentimentale.

Virgjëresha – Këshillohet që gjatë kësaj dite të bëni kujdes me shpenzimet. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm lidhur me realizimin e një projekti të ri, pasi një keqorganizim mund t’iu sjellë mjaft dëme.

Peshorja – Mundohuni që në vendin e punës të jeni më kurajoz dhe të tregoni më shumë aftësitë tuaja. Shpesh prireni të ruani një profil të ulët, por intuita juaj do ju dhurojë kënaqësi të mëdha.

Akrepi – Në fushën profesionale keni nevojë për një ndryshim qoftë në ambient, por edhe në eksperiencë. Mos hezitoni, nëse dëshira e brendshme jua kërkon këtë.

Shigjetari – Kjo fundjavë do ju gjejë tejet euforik, ku parashikohet të ketë konfirmime dhe zhvillime të rëndësishme profesionale. Mundohuni vetëm që të mos lini pas dore jetën tuaj sentimentale.

Bricjapi – Mund të përfshiheni në një debat me partnerin. Tërhiquni në momentin e duhur, pasi mund të shkatërroni një raport. Në vendin e punës dikush mund të përhapë thashetheme për ju.

Ujori – Ka shumë mundësi që të arrini rezultate të mëdha dhe kjo do të jetë shpërblim, për angazhimin që keni treguar lidhur me një projekt të ri. Kjo e shtunë do të jetë mjaft e turbullt nga pikëpamja sentimentale. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft sentimentale.

Peshqit – Duhet të kaloni më shumë kohë cilësore në shoqëri me familjen tuaj dhe partnerin/en. Kështu që për këtë arsye duhet të jeni të mirëorganizuar lidhur me punën. Një zgjim i ri interesi, do ju lejojë që të përballoni çdo problematikë të punës.

/tvklan.al