Dashi – Nëse sot vërtet nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, atëherë është e kotë të sforcoheni. Mos e vrisni mendjen edhe aq shumë.

Demi – Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet.

Binjakët – Dita juaj do të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja – Edhe për ju dita e sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi pozitivë do të mbajnë lart humorin tuaj.

Luani – Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

Virgjëresha – Me afrimin e Hënës në shenjë shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore.

Peshorja – Një ditë me dy faza parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pasdite bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi – Mërkuri dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj.

Shigjetari – Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomta dhe jo aq të komplikuara, por kohët e fundit keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi – Me Jupiterin në shenjë duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas ditëve të zymta. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë e Jupiterit për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori – Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit – Janë disa yje që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja urgjente. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.  /tvklan.al