Dashi-Duhet që të përshtatni një këndvështrim tolerant me të tjerët, në mënyrë që të përballeni me situata të së shkuarës. Do të lindin mundësi të reja. Përfundimi do të jetë pozitiv.

Demi-Sot është një ditë shumë e favorshme. Personaliteti juaj tërheq çdo njeri. Çfarëdo lloj gjëje ë të bëni në përfundim do të jetë një sukses i vërtetë.

Binjakët-Jeni të logjikshëm, por kjo aftësi e juaja do të jetë në vështirësi për shkak të natyrës suaj të pasigurt. Shkoni me rrymën, në vend që të kundërshtoni si gjithmonë.

Gaforrja-Do të jeni plot besim për të zgjeruar horizontin. Angazhohuni në çfarëdo lloj gjëje. Mos punoni fshehurazi por nxirreni në dritë atë që po bëni.

Luani-Në aspektin e marrëdhënies në çifti, dita ka për të qenë e qëndrueshme. Do të jeni në gjendje të kaloni momente të qeta me partnerin/en. Shijojeni këtë kohë.

Virgjëresha-Beqarët do të jenë me fat pasi do të gjejnë gjysmën e tyre më të mirë. Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë pak pushim. Disa njerëz duhet të ndahen pak që të kuptojnë se nuk mund të qëndrojnë shumë kohë larg.

Peshorja-Nëse ishit në mëdyshje, për t’u përfshirë ose jo në një lidhje, më në fund sot do të arrini në një konkluzion. Ata që tashmë janë në një lidhje do të vendosin ta çojnë atë në një nivel tjetër. Nëse më parë i keni shmangur angazhimet, sot do t’i mirëprisni.

Akrepi-Sot jeni të vendosur për të luajtur me pushtetin. Nuk do t’ju interesojë nëse fusni mjete të drejta dhe të padrejta për të arritur qëllimet. Do të merrni një vendim në bazë të instiktive. Askush nuk ka për të qeshur me ju.  

Shigjetari-Ata që janë të martuar do të gëzohen më shumë. Një fëmijë ose përvjetori do t’ju bëjë të festoni. Për ata që ende janë beqarë, duhet të presin miratimin e familjes.

Bricjapi-Mundohuni që të largoheni nga njerëzit që sjellin negativitet në jetën tuaj. Do të surprizoheni sot dhe personi që i besonit do të flasë keq për ju. Bëni kujdes me këta njerëz. Mos i lejoni që të prishin qetësinë shpirtërore.

Ujori-Nëse njerëzit nuk ju kuptojnë, mos harxhoni kohë dhe t’u shpjegoni gjithçka. Asnjëherë nuk kanë për ta miratuar atë që bëni. Jeni shumë të zënë, por detyrat e ardhshme kërkojnë që ju të bëni disa ndryshime. Jini fleksibël.

Peshqit-Tashmë do t’ia tregoni problemet edhe partnerit/es. Do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme. Ai/ajo do t’iu mbështesë për çfarëdo lloj shqetësimi./tvklan.al