Dashi- Sot do të kaloni një ditë në shoqërinë e miqve dhe njerëzve tuaj të dashur. Do të merrni shumë merita dhe do të jeni në qendër të vëmendjes. Përsa i përket dashurisë, marrëdhënia juaj do të jetë e qëndrueshme.

Demi – Kjo është periudhë unike, e cila ju sheh fitues, ndaj shumë sfidave. Sot do jetë një prej atyre ditëve ku ju do të merrni gjithçka keni dashur. Mos harroni që keni punuar shumë për të arritur këtu ku jeni.

Binjakët – Mos u bëni pishman për veprimet që ndërmerrni. Askush më mirë se ju nuk e di se çfarë dëshironi të bëni si dhe me kë të qëndroni. Në dashuri ia vlen që të rrezikoni më shumë, sidomos kur përballë keni djalin e ëndrrave.

Gaforrja –Ju jeni një person shumë kurajoz dhe doni ti çoni gjërat deri në fund. Por bëni kujdes ndonjëherë duhet të jeni tolerantë. Përsa i përket emocioneve të forta dhe ndjenjave një person do të shfaqet në jetën tuaj.

Luani – Sot do të ndiheni të përhumbur dhe pa humor. Një telefonatë do të zgjojë tek ju dyshime të shumta lidhur me partneren. Mos u besoni shumë të tjerëve, flisni me partneren për të kuptuar gjërat më mirë.

Virgjëresha – Mos ndërmerrni hapa të mëdha pa u konsultuar më parë më familjen apo bashkëshorten. Do të pendoheni dhe kjo do ju hapë telashe të mëdha. Edhe pse qëllimi juaj është i mirë, ju përsëri duhet të kërkoni mendimin e tyre dhe më pas të vendosni.

Peshorja –Sot do kaloni një ditë të qetë dhe do të harroni stresin e javës. Partneri do të jetë përkrah teje dhe do të plotësojë çdo tekë tuajën. Në pasdite bëni mirë të bëni një shëtitje, pasi ju bën mirë për shëndetin dhe për të kthjelluar mendimet.

Akrepi –Besoni më shumë të vetja dhe jo tek të tjerët. Jo të gjithë ndajnë të njëjtat mendime dhe argumente si ju. Nëse doni të vendosni lidhur me fatin tuaj, dëgjoni zemrën. Ajo nuk do ju zhgënjejë aspak.

Shigjetari –Kjo ditë do t’ju bëjë të kuptoni sesa shumë e rëndësishme është familja dhe njeriu juaj i zemrës. Prania e tyre në jetën tuaj do jetë shumë e rëndësishme sidomos kur bëhet fjalë për vendime që merren një herë në jetë.

Bricjapi –Sot duhet të tregoheni sa më diplomatë në mënyre që ti çoni gjërat deri në fund. Kjo do të jetë një ditë plot surpriza, por jo të gjitha do ju pëlqejnë. Mos ndryshoni sjellje për askënd. Ju keni personalitetin dhe karakterin tuja.

Ujori – Ka ardhur momenti të shkëputeni nga puna dhe të merreni me veten. Keni nevojë për pushime dhe të largoni mendjen nga e përditshmja. Shkoni diku larg dhe shijoni natyrën.

Peshqit –Edhe pse sot është e diel ju nuk do të hiqni dot duke menduar për punën dhe projektet që jeni duke shqyrtuar. Por mos u lodhni kaq shumë sepse gjërat për ju do të thjeshtohen. Një mik e ka menduar zgjidhjen e gjithë pikëpyetjeve tuaja. Shijoni pasditen./tvklan.al