Dashi- Zjarri i pasionit do të rindizet gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do të jetë më e bukur për jetën në çift. Shfrytëzojeni sepse nuk do të përsëriten momente të tilla. Në planin financiar mos bëni asnjë hap pa qenë të sigurtë. Mund të keni probleme të mëdha më vonë.

Demi-Ditë mjaft dinamike dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te papërshkrueshme dhe here herës do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Në planin financiar ka ardhur koha të ndërtoni një program strikt.

Binjakët-Do të keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj sot dhe nuk do të debatoni për asgjë. Do të bënit mirë të shtrinit këmbët sa keni jorganin. Financat nuk do të jenë në gjendje të mirë, kujdes me shpenzimet.

Gaforrja-Dita do të jetë e mbushur me emocione, do të ndiheni si në ëndërr dhe do të doni që të mos mbarojë. Me financat tregohuni të kujdesshëm që situata të vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

Luani- Nuk do ta keni të lehtë sot që të gjeni ekuilibrin e jetës në çift. Si ju, ashtu edhe partneri, doni që të dalë e juaja. Në aspektin financiar studioni mirë situatën përpara se të kryeni shpenzime.

Virgjëresha-Ata që janë në një lidhje nuk do të kuptohen si duhet me partnerin/en dhe do të kenë mosmarrëveshje në çifti. Situata do të qetësohet në mbrëmje. Financat do të jenë të mbrojtura dhe nuk do të lejoheni që të tundoheni për të kryer shpenzime të mëdha.

Peshorja-Ditë e qetë për të dashuruarit. Nuk do të ketë probleme serioze, por as pasion të zjarrtë mes jush. Në aspektin financiar, do të kaloni vështirësi dhe do të vendosni ekuilibrin.

Akrepi- Flisni hapur me partnerin sot për çështjet që ju mundojnë. Mos i anashkaloni gjërat, situata mund të ndërlikohet. Në planin financiar do t’iu duhet të merrni hua për të përballuar disa shpenzime.

Shigjetari-Do të jeni shumë xhelozë me partnerin/en gjatë kësaj dite. Mos e ekzagjeroni me debatet sepse mund të përkeqësoni situatën. Në planin financiar mund të përballeni me vështirësi për shkak të pamaturisë që keni treguar.

Bricjapi-Marrëdhënia në çift do të fillojë të ngrohet dhe mund të merrni edhe ndonjë dhuratë. Sa i përket financave, bëni më tepër durim. Do ta përmirësoni shumë shpejt situatën.

Ujori-Kushtojini vëmendje më tepër partnerit që keni në krah, ai do të ketë nevojë për ju. Në aspektin financiar, situata do të fillojë të përmirësohet me kalimin e kohës.

Peshqit- Marrëdhënia në çift do të fillojë të përmirësohet dhe do të tregoheni më tolerantë dhe më bashkëpunues. Financat do të jenë perfekte, por nuk rekomandohet që të bëni shpenzime të mëdha.

/tvklan.al