Horoskopi 3 Tetor 2019

Horoskopi 3 Tetor 2019

09:13 03/10/2019

Dashi – Që nga sot do ta keni më të lehtë për të kuptuar pse disa njerëz kanë vepruar në mënyrë të çuditshme dhe të pakuptueshme. Duhet t’ju kujtoni atyre se ajo që është e mirë për ju është e mirë gjithashtu edhe për ata.

Demi – Ju jeni gati të kaloni në një fazë më pozitive, por kjo nuk do të thotë se ju mund të bëni çfarë të dëshironi. Ju do të merrni atë që dëshironi nëse nuk pengoni që dhe të tjerët rreth jush të marrin atë çfarë duan.

Binjakët – Ju duhet të filloni ti kushtoni më shumë vëmendje shëndetit tuaj fizik, mendor apo emocional. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por nëse e keni ngarkuar shumë veten kohët e fundit, ka ardhur momenti të ngadalësoni pak ritmin.

Gaforrja –  Ju jeni vetëm pak ditë larg periudhës më të bukur të vitit, kështu që filloni të mendoni se çfarë aktivitete krijuese dëshironi të bëni më shumë. Sa më shpejt të filloni të bëni plane aq më shpejt do filloni të përjetoni atë që më parë ishte thjesht një ëndërr.

Luani – Nëse ka diçka që ju keni dashur ta bëni, por për një arsye ose një tjetër nuk keni mundur, tani është koha e duhur për të hequr përfundimisht dorë prej saj. Harroni atë çfarë të tjerët presin që ju të realizoni. Bëni diçka thjesht për kënaqësinë tuaj sot.

Virgjëresha – Sot do të ndesheni me fakte ose ngjarje që duket sikur nuk kanë asnjë kuptim. Jo të gjithë janë aq të besueshëm sa duhet të jenë por mos u shqetësoni. Ktheni shpinën dhe ecni para.

Peshorja – Nëse ka diçka me të cilën prej kohësh jeni duke u marrë por ende nuk e keni përfunduar, mos u shqetësoni sepse keni kohë të mjaftueshme për ta realizuar atë. Mos hiqni dorë por vazhdoni punën që keni nisur.

Akrepi – Mërkuri, planeti i mendjes zhvendoset në shenjën tuaj sot, kështu që ju, jo vetëm do mendoni të bëni ndryshime por edhe do të jeni në humor për t’u marrë me gjërat gjithashtu. Ju jeni një forcë e pandalshme.

Shigjetari – Ju keni filluar të shqetësoheni së tepërmi kohët e fundit, madje të filloni edhe të imagjinoni gjëra që e prishin lumturinë tuaj. Mos harroni, secila prej tyre është produkt i frikës suaj, asgjë më shumë.

Bricjapi – Nëse doni të ecni përpara në punën tuaj, ju duhet të filloni të shoqëroheni edhe me njerëz që nuk ju pëlqejnë ose nuk janë në tipin tuaj. Shikoni dhe mundësinë për të bërë kompromise.

Ujori – Sot qëllimet tuaja do të jeni fokusi juaj i ditës. Ka ardhur momenti të pyesni veten nëse jeni duke ecur drejt ëndrrës suaj. Nëse jo, duhet të filloni të bëni ndryshime.

Peshqit – Pavarësisht nëse jeni ose jo tipa të ndrojtur, sot duhet të filloni të jeni më të hapur ndaj qëllimeve dhe pikëpamjeve tuaja. Filloni të menaxhoni edhe më mire kohën. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori