Dashi- Hëna e shfrenuar dhe Urani nuk janë më të mirët për shenjën tuaj dhe sot ju do përjetoni shumë konfuzion. Mos hezitoni të bisedoni me një mik apo partnerin/en për një zgjedhje të mundshme. Një ndryshim, edhe pse jo i lehtë, do të duhet të trajtohet me vendosmëri në punë. Do të jetë një fazë e rritjes që do të japë rezultate të favorshme.

Demi- Hëna në gaforre ju ndihmon të vendosni gjërat në rregull. Duke u përballur me çdo gjë dhe me të gjithë me mençuri, sidomos duke dëgjuar ato që doni, do të jeni të orientuar drejt së mirës. Pengesat që do të gjeni në punë nëse nuk menaxhohen siç duhet sot do të ndikojnë në disponimin tuaj.

Binjakët- E marta do të jetë e qetë për jetën e atyre që janë në çift. Disa gjeste të vogla do ta bëjnë atë një ditë të ëmbël dhe relaksuese për të dy partnerët. Filloni të merrni një konfirmim, angazhimi juaj do të shpërblehet në qoftë se ju nuk shkëputeni nga qëllimi i caktuar tashmë.

Gaforrja- Mërkuri, Urani dhe Plutoni ju bëjnë nervozë dhe ju largojnë nga qëllimet tuaja, duke ju përfshirë në një shqetësim. Mbështetjen do e gjeni te Jupiteri i cili do ta mbajë të fortë marrëdhënien tuaj në çift! Një investim ose një marrëveshje që nuk të bindin duhet të mbyllet menjëherë, ndiqni intuitën tuaj.

Luani- Sot do të ndjeni nevojën e fortë për të bërë një llogari të marrëdhënies suaj në çift dhe për të analizuar më mirë jetën tuaj private. Nëse diçka është e gabuar dhe nuk ju kënaq, shikoni brenda për të gjetur se çfarë po kërkoni. Opozita e planetëve sot nuk jep shumë mundësi, nëse duhet të zgjidhësh një çështje të rëndësishme në punë, bëni mirë ta shtyni atë.

Virgjëresha- Ju keni në favorin tuaj një hënë që tërheq dhe bashkë me Jupiterin ju fut me të gjithë butësinë dhe sensin e përbashkët që nevojitet për të rivendosur paqen dhe për të promovuar mirëkuptimin familjar. Entuziazmi dhe vetëbesimi, do të bëjnë që të vazhdoni drejt projekteve ambicioze.

Peshorja- Lëreni veten të lirë sot në qiellin e pastër dhe një efekt i yllit magjik do të bjerë mbi ju! Venusi dhe Marsi, edhe pse në kundërshtim me njeri- tjetrin e mbrojnë dashurinë tuaj. Neptuni konfirmon rezultatet e habitshme në punë, kështu që lini frikën tuaj dhe kthehuni në lojë.

Akrepi- Dita e rëndësishme për dashurinë, mund të strehoheni dhe ta ripërtërini pasionin me të dashurin/ën tuaj. Kush dëshiron të përtërihet do të gjejë bukë për dhëmbët e tij! Mos humbisni sot një guxim të caktuar në propozimin e zgjidhjeve novatore dhe të shkëlqyeshme, keni shumë letra për të luajtur për t’i rritur ato.

Shigjetari- Momenti është ideal për të bërë një kthesë në jetën tuaj, brenda familjes dhe në dashuri. Një marrëdhënie mund të zyrtarizohet, mund të merrni hapin për të jetuar bashkë! Hëna në fushën profesionale ju tregon projekte në një perspektivë pak optimiste. Vërini këmbët tuaja në tokë!

Bricjapi- Projekte martese për shumë Bricjap në çift po vijnë. Plane të mira që do sjellin vetëm lumturi për të dashuruarit. Mos i neglizhoni angazhimet tuaja në punë, në mesin e sektorëve që do të japin kënaqësi të madhe për shumë prej jush ka edhe fitime.

Ujori- Një ditë e ndërlikuar, por ju ende do të përfitoni nga ajo. Shmangni me kujdes situatat që përfshijnë rrezikun e keqkuptimit me të dashurin/ën tuaj. Jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja në punë dhe në sajë të kësaj jeni duke përjetuar një moment fortësie dhe rinovimi.

Peshqit-  A jeni gati për një ditë fantastike? Venusi luan rolin e tij dhe sot sinjalizon një moment të harmonisë së shkëlqyer me partnerin/en. Harmonia midis Hënës dhe Jupiterit favorizon të ardhurat e parave, një fitim që nuk e prisnit në këto kohë.

/tvklan.al