Dashi-Do të jeni në humor shumë të mirë sot. Rreziku i vetëm është që mund të përfundoni duke i besuar një personi që nuk iu do më të mirën. Sigurohuni përpara se t’ia hapni zemrën. Sot është dita e duhur për të kaluar keqkuptimet apo mosmarrëveshjet që keni pasur në punë ose shtëpi.

Demi-Sot jeni të vendosur që të luani me pushtetin. Kjo do të thotë se disa gjëra mund t’i arrini në mënyrë të drejtë ose jo. Pasi keni qenë të shqetësuar për një kohë të gjatë, sot do të jetë e kundërta. Vendimet do t’i merrni në bazë të instinkteve dhe askush nuk ka për të qeshur me to.

Binjakët-Fuqia juaj ka qenë prej kohësh fakti që i planifikoni gjërat. Mbani qetësinë dhe praktikoni durimin. Mund të keni një vizitë të papritur. Bëni kujdes për shëndetin dhe gjeni pak kohë edhe për t’u qetësuar.

Gaforrja-Planetët më të rëndësishëm po rreshtohen në një mënyrë të tillë saqë do t’iu jepet një mundësi shumë e rrallë. Do të rrëfeni një gabim që keni bërë në të shkuarën dhe do të jeni në gjendje të shlyeni fajet. Duke bërë këtë do të gjeni më shumë qetësi në shpirt.

Luani-Jeni shumë aktivë sot me plot ide dhe inspirim. Do të vini me plane të reja të cilat do të vihen në plan shumë lehtë. Beqarët do të fillojnë të shikojnë për një partner/e.

Virgjëresha-Sot është një nga ditët më me fat pasi do t’iu buzëqeshë fati sa i përket pasurisë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të shkoni në vende që as nuk i kishit imagjinuar. E dini që suksesi arrihet vetëm falë punës së fortë. Sot mund të arrini gjithçka vetëm me pak dedikim.

Peshorja-Do t’i ofroni një këshillë të mirë dikujt që keni pranë. Jeni shumë të kuptueshëm sot. Është koha më e mirë për t’u rilidhur me njerëz nga e shkuara. Është momenti perfekt për të lënë pas diferencat gjithashtu.

Akrepi-Do të jeni shumë seriozë pasi disa çështje kërkojnë që të jeni të vëmendshëm. Mirëpo nga ana tjetër jeni shumë pasionantë dhe romantikë. Keni qenë duke përjetuar një marrëdhënie shumë të tensionuar me partnerin/en. Edhe pse iu pëlqen koha që kaloni bashkë sot është momenti për t’i lënë pak hapësirë njëri-tjetrit.

Shigjetari-Duke sikur koha ka ngecur. Por duhet të prisni të duruar dhe të largoni zilinë. Sidoqoftë sot iu kërkohet që të lini mënjanë arritjet personale pasi iu kërkohet të jeni më të angazhuar në një marrëdhënie. Është koha kur duhet të shmangni konfliktet dhe keqkuptimet me partnerin/en.

Bricjapi-Ka shumë tension në marrëdhënien në çift. Sot duhet të gjeni zgjidhjen si ta kaloni këtë moment. Dëgjoni edhe palën tjetër. Për sa i përket punës, gjërat mund të ecin mirë nëse jeni të shkathët dhe aktivë.

Ujori-Vetëbesimin e keni shumë të ulët në këtë moment. Do të jetë e vështirë që të përfundoni detyrat që iu janë caktuar. Gjithashtu mund të takoni dikë, komentet negativë të së cilit do t’iu bëjnë të ndiheni të mërzitur. Mos harroni: kjo është fazë e përkohshme dhe shumë shpejt do të keni sërish vetëbesim.

Peshqit-Keni shumë besim te vetja, por nuk duhet të dominojë kjo ndjenjë. Duhet të silleni në një mënyrë që të mos ofendoni të tjerët. Sot mundohuni që të kaloni kohë me familjarët ose partnerin/en./tvklan.al