Dashi-Mos humbisni kohë dhe energji duke u ndjerë keq për veten. Çdo ditë mund të jetë një fillim i ri, përfshirë edhe kjo e sotmja.

Demi-Nëse një mik bën një sugjerim, që për një arsye apo një tjetër nuk ju pëlqen, përpiquni që të mos e bëni të madhe. Kujtoni se jeni në të njëjtën anë dhe se ata po përpiqen që të ndihmojnë.

Binjakët-Nuk mund të bëni gjithçka vetëm dhe sa më shpejt ta pranoni këtë aq më mirë do të jetë. Ka ardhur koha që të vendosni mënjanë egon dhe të bashkoni forcat me njerëz që kanë të njëjtat synime me ju.

Gaforrja-Mund të besoni se ata që njihni dhe ajo që dini mund t’ju mbrojnë, por kjo nuk duhet të jetë arsye për të marrë përsipër rreziqe të kota. Ndonëse mund të jeni një njeri i fortë, si gjithë të tjerët edhe ju keni limite.

Luani-Fokusohuni tek gjërat e mira sot dhe veproni sikur të këqijat nuk ekzistojnë. Mund të duket e pamundur, por gjërat shpesh ndikohen edhe nga mënyra sesi i perceptojmë.

Virgjëresha-Nuk e humb shpesh kontrollin, por bëni kujdes pasi ditët e ardhshme do ta gjeni veten duke sprovuar kufijtë tuaj. Nuk ka rëndësi çfarë ndodh, përpiquni me çdo kusht të ruani kontrollin.

Peshorja-Bëni kujdes sot me marrëdhënie të cilat kanë tendencën që të shpërthejnë nga momenti në moment. Ndonëse mund ta dini se kush është në gabim e kush ka të drejtë, shmangni akuzat pasi mund ta përkeqësoni situatën edhe më shumë.

Akrepi-Në një pikë të ditës së sotme do të duhet të kujtoni se ajo që ju motivon, jo medoemos motivon edhe të tjerët. Nëse ata nuk duan të bëhen pjesë e një projekti, nuk ka nevojë që ta merrni personale.

Shigjetari-Sa më shumë të jepni, aq më shumë do të merrni në këmbim. Ndaj sot mos u përpiqni që të bëni gjithçka për veten, përpiquni të ndihmoni edhe të tjerët.

Bricjapi-Mund të jeni njeri mjaft i fortë dhe të përballoni çdo gjë që jeta u vë përpara, por mos e bëni këtë edhe kur nuk është e nevojshme. Mos merrni përsipër sfida që në fund të ditës nuk do të ndryshojnë asgjë.

Ujori-Sa më shumë përpiqeni që të ndryshoni rrjedhën e gjërave gjatë 24 orëve në vijim, aq më shumë shanse ka që t’i përkeqësoni. Më e mira që mund ta bëni është të hiqni dorë dhe t’i lini të tjerët të veprojnë si duan.

Peshqit-Mendja është diçka tejet e fuqishme dhe nëse besoni se gjërat e këqija do të ndodhin, me gjasë kështu do të jetë. Qëndroni pozitivë dhe do të shihni se rezultati do të jetë më i mirë./tvklan.al