Dashi-Do të jeni më serioz në çështjet e dashurisë. Megjithatë nuk e dini nëse po bëni gjënë e duhur apo jo. Fakti që dëshironi që të thelloni marrëdhënien herë pas here është i ditur, por keni pritur gjithnjë humorin e duhur. Sot keni mundësinë. Mos lejoni që frika t’ju mbizotërojë.

Demi-Nëse keni kaluar kohë duke diskutuar për çdo gjë me partnerin/en kohët e fundit, atëherë tashmë është momenti për të kaluar pak kohë vetëm. Në këtë mënyrë do të fitoni pak energji dhe do të lidheni më shumë me nevojat dhe ndjenjat tuaja.

Binjakët-Yjet parashikojnë që ta shikoni me pesimizëm situatën dashurore. Nëse keni kërkuar për dashurinë perfekte dhe deri tashmë nuk keni pasur fat, atëherë do të filloni të ndiheni të pashpresë. Kjo fazë është kalimtare. Duhet të shikoni drejt së ardhmes. Mos u dorëzoni.

Gaforrja-Mundohuni që të vishni gjëra me ngjyra që ju nxjerrin në pah buzëqeshjen. Sjellja juaj shkëlqen edhe në momentet më të vështira. Një person i veçantë ka për t’u impresionuar nga veprimet që do të bëni.

Luani-Duhet që të bëni pak pushim, të rrini në qetësi vetëm dhe të kuptoni se ku jeni. Ngjarjet e javëve t kaluara nuk kanë qenë më të mirat sa i përket marrëdhënies në çift. Keni nevojë të bëni një pasqyrim të gjitha ndodhive dhe më pas të planifikoni hapat për të ardhmen në të mirë të të dyve.

Virgjëresha-Ndoshta ka një problem emocional tek ju ose partneri/ja që krijohet. Për shkak të kësaj ju krijoni një barrierë mes jush, çka jua bën të vështirë të komunikoni lirshëm.

Peshorja-Do ta keni më të vështirë se zakonisht që t’ia përçoni mesazhet ë doni personit të zemrës. Nëse doni që të shikoni si ndiheni në të vërtetë, duhet që të hidhni hapin e parë dhe të flisni.

Akrepi-Nuk ka rëndësi se çfarë po e shkakton problemin në marrëdhënien tuaj. Do të ndiheni shumë mirë sapo të zgjidhet. Duhet të gjeni një mënyrë që t’ia shpjegoni si ndiheni personit të zemrës.

Shigjetari-Keni nevojë që të qëndroni vetëm në mënyrë që të kuptoni se çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Gjithashtu do të mësoni se çfarë doni nga një marrëdhënie e caktuar. Keni nevojë për hapësirën tuaj.

Bricjapi-Partneri/ja është si ju. Jeni të dy seriozë. Kjo do ju bëjë që të futeni në diskutime të thella dhe keni për t’u kënaqur ga kjo gjë.

Ujori-Keni nevojë për hapësirën e duhur. Kjo do të bëjë të kuptoni vlerat reale të një marrëdhënie, por edhe të jetës në përgjithësi.

Peshqit-Do të surprizoheni nga vetja. Mendoni se nuk do të kënaqnit personit që keni nxjerrë në takim, por të gjitha planet që keni bërë janë të duhurat. Relaksohuni dhe bëni qejf./tvklan.al