Dashi- Për ata që janë në një lidhje, pasioni në çift gjatë ditës së sotme do të pësojë rënie të lehtë. Bëni kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.

Demi- Duhet të përfitoni nga periudha që vazhdon të favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurt përpara.

Binjakët- Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe ju bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin që duhet të mbani për një çështje të caktuar.

Gaforrja– Sot parashikohet një ditë e mirë për ju. Priten zhvillime të reja dhe shumë pozitive. Keni kohën e mjaftueshme që të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.

Luani- Edhe pse është një qiell i ftohtë ky i juaji, kjo nuk do të pengojë Marsin dhe Jupiterin që t’ua transmetojë juve. Në veçanti Marsi ju bën të sigurt në vetvete dhe autoritar.

Virgjëresha- Kuadri yjor i të lindurve të kësaj shenje është i larmishëm dhe me Afërditën e Mërkurin në harmoni të plotë, rritet ndjeshëm krijueshmëria juaj. Mundohuni të jeni paksa më racionalë.

Peshorja- Pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm për ju, ndërkohë që Mërkuri ju bën disi nervozë. Duhet të gjeni forcën brenda vetes për të mos rënë në melankoli.  

Akrepi- Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të privilegjuarit e yjeve. Afërdita do t’i bëjë më pasionantë se kurrë dhe do të kalojnë një ditë të mrekullueshme.

Shigjetari– Tani duket se ju ka marrë në “dorëzim” Marsi, dhe jo vetëm gjallëria, por edhe ritmet e ditës sot do të jenë vërtet marramendëse. Një ide e juaja mund të jetë interesante, por duhet të thuhet.

Bricjapi- Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që mbrëmja të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të.

Ujori- Dita e sotme do të jetë përgjithësisht e mirë. Sa i përket jetës sentimentale do të kaloni çaste të bukura. Ndërsa në lidhje me buxhetin, do të keni disa humbje të vogla. Duhet të jeni më të përqëndruar.

Peshqit- Afërdita do të ndriçojë sonte qiellin tuaj, pasi yjet e tjerë do të jenë disi “të ftohtë” ndaj jush. Kërkoni që t’i bëni gjërat vetë, por harroni që keni edhe miq të cilët mund t’ju ndihmojnë. /tvklan.al