Dashi– Sot lidhja Venus-Saturn mund t’ju bëjë konfuzë dhe t’ju bëjë të mendoni se diçka është shumë e rëndësishme, kur në të vërtetë nuk ka fare rëndësi.

Demi-Do ta keni të lehtë për të qenë sa më bujarë me partnerin, njerëzit e dashur apo kolegët në punë sot, por mos jepni më shumë sa duhet, pasi rrezikoni të mbeteni vetë bosh.

Binjakët-Përgjatë javëve të fundit mund të keni pasur përplasje dhe tensione në shtëpi, por tashmë këto ditë janë pas ndaj qëndroni sa më pranë partnerit dhe njerëzve të dashur.

Gaforrja-Nëse duhet të shpenzoni kohë për veten sot, bëjeni, nuk ka nevojë t’i kërkoni leje askujt Gaforrja ka tendencën që ndonjëherë të shkëputet nga jeta e përditshme për të marrë veten.

Luani-Nëse keni bërë diçka në të shkuarën për të cilën tashmë jeni penduar, do të keni tendencën për ta ndrequr, por planetet sugjerojë që nuk është ide e mirë.

Virgjëresha-Asgjë nuk vjen falas, sado e vogël apo e parëndësishme të jetë ajo. Nëse nuk e kuptoni tani, në fund të muajit kjo do të jetë tepër e qartë.

Peshorja-Bëni çfarë mundni për të ndihmuar një mik, por bëni kujdes dhe mos e vini veten në pozita të tilla që ta bëni këtë gjatë gjithë kohës

Akrepi-Mund të keni tendencën që të mbyllni njërin sy për dikë që nuk e meriton e që nuk do t’ua dijë as për faleminderit, kështu që ndoshta është më mirë të tregoheni të egër. Fatkeqësisht disa njerëz mësojnë vetëm në këtë mënyrë.

Shigjetari-Nëse duhet të bëni figurë të mirë tek punëdhënësit, apo njerëz që janë në gjendje t’ju ndihmojë, mos u tregoni të turpshëm. Pavarësisht tendencës që do të keni për të mos u treguar shumë insistues, guxoni.

Bricjapi-Mund të arrini thuajse gjithçka, por duhet të besoni në vetvete. Lidhja e sotme Venus-Saturn mund të shkaktojë dyshime tek aftësitë që keni, por nëse i tejkaloni dhe vijoni para mund të arrini gjëra të cilat do të marrin edhe vlerësimin e rivalëve tuaj.

Ujori-Keni aftësinë e mrekullueshme për të arritur atë që dëshironi edhe kur të tjerët nuk duan që ta keni. Kjo aftësi do të jetë ndihmë e madhe sot, kur të ndiqni një objektiv që keni kohë që e mbani të fshehur.

Peshqit-Nëse një mik bën një gabim sot, mos e bëni më të madhe sa duhet. Ata do të përgjigjen më mirë nëse tregoheni të ndjeshëm./tvklan.al