Dashi

Prisni disa zhvillime pozitive sot që ndikojnë në të gjithë familjen. Ndoshta ju ose bashkëshorti juaj do të merrni lajmin e mirë për një rritje të konsiderueshme ose një mundësi të madhe pune. Ndoshta do takoni atë që është i duhuri për ju dhe do e kuptoni atë shumë mirë.

Demi

Ju duhet të ndiheni veçanërisht të sigurt sot. Keni punuar shumë kohët e fundit dhe njohja që po bëni momentalisht me dikë do përmirësohet dhe do rriten ndjenjat mes jush. Qëllimet tuaja të jetës papritmas duken më të arritshme dhe ju do t’i ndiqni ato me energji të madhe. Besimi juaj është i bazuar në realitet. Me siguri do të keni sukses.

Binjakët

Kjo është një ditë e krijuar për argëtim, jo një ditë në të cilën ka të ngjarë të kryeni shumë nga punët tuaja. Përpiquni të përqendroheni tek rehatia dhe argëtimi juaj sepse do haseni me shumë shpërqëndrime. Disa miq do shkëmbejnë batuta me ju përmes telefonit dhe disa të tjerë do ju këkrojnë që t’i bashkohesh për një shëtitje apo takim interesant. Nuk keni zgjidhje tjetër përveç se të pranoni.

Gaforrja

Jeni një person me shumë talente dhe sot ka të ngjarë të zbuloni një tjetër. Dorëzimi i një pajisjeje të re elektronike ju bën të ndiheni sikur ju është dhënë një lodër për kënaqësinë tuaj. Por sapo të vini në punë, duhet ta ndani atë me kolegët tuaj! Ata do të mbeten shumë të impresionuar me aftësitë tuaja teknike.

Luani

Mos u habitni nëse shumë njerëz ju kontaktojnë sot, secili me dëshirën për të biseduar me ju. Duket se ju jeni autoriteti në të gjitha temat, E gjithë vëmendja është lajkatare, por e bën të vështirë kryerjen e çdo pune. Bëni atë që mundeni për të ndihmuar bashkëpunëtorët tuaj dhe më pas tregojuni atyre se tavolina e ndihmës është e mbyllur për pjesën tjetër të ditës. Ju dëshironi të largoheni herët nga puna në mënyrë që të jeni me të dashurit tuaj.

Virgjëresha

Mos lejoni që të manipuloheni nga miqtë në nevojë. Me energjitë planetare të sotme, është një kohë e mirë për të menduar për vendosjen e kufijve të qartë. Ju e dini se cilët miq janë aty për ju dhe ju ngrenë lart dhe cilët priren t’ju harxhojnë të gjithë kohën dhe energjinë tuaj në mënyrë të panevojshme. Provoni të thoni jo, ju nuk mund të rregulloni jetën e njerëzve të tjerë.

Peshorja

Kjo është një ditë e mirë për të ndarë afrimitet me miqtë dhe kolegët e punës. Njerëzit do të kenë një humor të lehtë, social dhe jo shumë në korniza  pune. Nuk ka asnjë vlerë të luftosh këtë energji. Kënaquni sot dhe shkëputuni nga problemet e punës. Puna do të jetë ende aty.

Akrepi

Aftësitë tuaja teknike bëjnë një hap të vërtetë përpara sot. Duket se i gjithë trajnimi që keni bërë më në fund po jep rezultat. Aftësitë tuaja të reja do të rrisin shumë efikasitetin dhe do të rrisin dëshirën për të bërë tregti. Nëse keni menduar të aplikoni për një pozicion të ri, përgatitni CV-në tuaj për ta dërguar. Çdo lëvizje që bëni do të jetë për mirë.

Shigjetari

Mos u habitni kur shihni se kolegët tuaj sillen pak si budallenj sot. Nuk mund të shmanget energjia e mirë që përshkon mjedisin e punës. Është pothuajse e pamundur të arrihet diçka me atmosferën e sotme planetare. Në vend që të përpiqeni të rrisni produktivitetin, pse të mos bashkoheni? Argëtohuni pak.

Bricjapi

Jeta ka qenë një vorbull e vërtetë kohët e fundit. Ju mund të ndiheni pak të mbingarkuar nga gjithçka që po ndodh. Është kënaqësi të kapësh hapin me të gjithë, por pak e frikshme të rinovosh lidhjet me miqtë e vjetër dhe të përpiqesh të kujtosh gjërat që po ndodhin me të rinjtë. Merr frymë thellë, po ia del shumë mirë.

Ujori

Me gjithë bisedat që keni bërë kohët e fundit, ka të ngjarë që të keni biseduar me disa njerëz në profesionet e shërimit. Këta mjekë dhe infermierë mund të jenë të dobishëm për ju më vonë. Sigurohuni që të shkëmbeni kontaktet sepse do ju duhen më vonë. Do të merrni disa lajme të mira në lidhje me financat tuaja.

Peshqit

Mund të zbuloni një talent të pashfrytëzuar sot. Ndoshta ka një makinë të re në zyrë dhe ju jeni i vetmi që mund të kuptoni se si ta përdorni atë. Ndoshta hartimi i një propozimi të thjeshtë biznesi ju bën të kuptoni se sa shumë ju pëlqen procesi i të shkruarit. Kjo është një ditë e mirë për çdo lloj përpjekjeje krijuese, si dhe për shkresa të të gjitha llojeve. Përfundoni gjithçka në kohë në mënyrë që të shijoni mbrëmjen. /tvklan.al