Horoskopi 30 Tetor 2019

Posta

Horoskopi 30 Tetor 2019

08:35 30/10/2019

Dashi – Edhe pse Mërkuri pozitiv është tashmë plotësisht në shenjë, duket se stresi i akumuluar nga prania e Marsit e ka bërë të vetën.

Demi – Parashikohet një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje dhe duket gjithashtu se atmosfera e përgjithshme do të vazhdojë jetë e tillë edhe përgjatë ditëve në vazhdim.

Binjakët – Qielli juaj është nga më pozitivët dhe madje akoma më shumë tani që Mërkuri, i cili është ylli mbrojtës i juaji, është në një pozicion mëse të përshtatshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale.

Gaforrja – Këtë radhë është Afërdita ylli juaj i mirë, që përpiqet t’ju ndriçojë rrugën dhe mendjen, por përplasja me Marsin e bën disi të vështirë. Ditë mjaft interesante në planin sentimental.

Luani – Po përjetoni një moment mjaft interesant, për arsye se jeni në shenjën e yjeve të mirë, si Mërkuri dhe Jupiteri. Megjithatë, ju këshillohet të mos qëndroni pasivë, sepse priten zhvillime të rrufeshme.

Virgjëresha – Me orbitën e re që ka marrë Mërkuri duket se e gjithë kjo ditë do të jetë jo vetëm e qetë e pa probleme, edh pse ka të ngjarë që të bëhet shumë më interesante në shoqëri.

Peshorja – Keni një projekt apo një punë në proces dhe mezi prisni ta përfundoni brenda ditës së sotme, pasi ndoshta nesër gjërat mund të ndryshojnë. Kujdes, raportet me partnerin janë të tendosura.

Akrepi – Protagonistja e kësaj dite për ju do të jetë Afërdita, që së bashku me Mërkurin që kontrastojnë ndikimin negativ të Uranit dhe Saturnit.

Shigjetari – Me kaq shumë yje të mirë mbi kokë nuk mund të vazhdoni të ankoheni se nuk keni asnjë mundësi apo shans. Për raportet me të tjerët duhet të mendoni ju vetë. Përpiquni të tregoheni më të hapur.

Bricjapi – Mërkuri, me largimin e tij nga shenja, duket se ka lënë zbrazëtirë të tillë që veç të tjerash, ju bën edhe melankolikë. Por është vetëm çështje kohe, sapo Marsi të dominojë shenjën tuaj.

Ujori – Aspekti yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë sot e në ditët në vijim do të jetë aleatja juaj e ngushtë. Kujdes, mosmarrëveshjet me partnerin nuk zgjidhen duke i bërë më keq ato.

Peshqit – Yjet do të jenë me ju e do t’ju mbështesin, duke bërë që dita e sotme të fitojë një dinamikë tjetër. Një problem i vogël me shëndetin është kalimtar. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi