Dashi – Sot do të merrni vetëm lajme të gëzueshme dhe do të rrethoheni nga njerëz shumë të dashur. Është festë dhe harroni të gjitha telashet të paktën për një ditë.

Demi – Planet që kishin bërë për këtë ditë do të ndryshojë disi, por mos u shqetësonin. Në darkë gjithçka do të shkojë sipas axhendës. Bëni kujdes me pijen.

Binjakët – Sot do të merrni një lajm nga një miku juaj dhe kjo do ju shqetësojë. Përpiquni ta qetësoni dhe të bëni më të mirën për mikun tuaj. Mbrëmja do jetë surprizuese!

Gaforrja – Edhe pse është ditë pushimi ju do ju duhet të punoni. Jo të gjithë Gaforret do të kenë luksin të shijojnë ditën e pushimit dhe të festës. Partnerja juaj do të mërzitet disi nga ky fakt, por nuk keni zgjidhje tjetër.

Luani – Bëni kujdes me sjelljen tuaj, pasi do të lëndoni dikë. Është festë dhe harroni të gjitha hatërmbetjet apo kënaqësitë që mund të keni ndaj njerëzve tuaj të afërt.

Virgjëresha –Sot do jeni shumë sensualë dhe posionantë. Ndjenja e dashurisë do të dominojë të gjithë ditën. Momentet e kaluara me partnerin do të jenë të paharrueshme.

Peshorja –Sot mund të ndjeheni pak të zhgënjyer nga një mikeshe e juaj dhe nuk e kishit pritur këtë reagim. Mundohuni të harroni dhe të merreni me personat që ju bëjnë të lumtur dhe ju falin dashuri.

Akrepi –Mos lejoni askënd të prishë ditën tuaj dhe mbrëmjen. Largoni të gjitha mendimet negative dhe shijini të gjithë atmosferën e festës. Sot duhet vetëm të festoni dhe të buzëqeshni.

Shigjetari – Gjatë gjithë javës keni qenë plot energji dhe me plot plane. Sot gjithçka është kthyer përmbys. Mos e lëshoni vetën, keni shumë ditë para për të realizuar udhëtimet tuaja.

Bricjapi – Sot është dita kur duhet t’i kërkoni falje dikujt që e keni lënduar pa të drejtë. Mos u tregoni egoistë dhe mendjemëdhenj, pasi kjo gjë vetë do ju prishë punë.

Ujori –Sot do të blini të gjitha gjërat që kishit parashikuar. Keni punuar mjaftueshëm sa për t’i plotësuar vetës të paktën për një ditë të gjitha dëshirat. Në mbrëmje do të  njiheni me dikë që do të ndryshojë statusin tuaj.

Peshqit –Sot do të ndiheni sikur jeni duke mbajtur mbi shpatulla peshën e gjithë botës. Jeni të lodhur dhe keni nevojë të pushoni dhe të kujdeseni për vetën. Por, mos harroni që sot është festë dhe duhet të jeni plot energji dhe të festoni.