Dashi-Me gjasë do t’ju mungojë dëshira për t’u marrë me punë sot. Por bëni kujdes sepse sa më shumë lini punë të grumbullohet aq më shumë kohë do t’ju marrë për ta përfunduar. Të paktën mbyllni një pjesë, në mënyrë që ta nisni vitin e ri disi më të lehtësuar.

Demi-Atmosfera e festave do të përcjellë vetëm pozitivitet dhe kjo do të bëjë që të shqetësoheni më pak dhe të merreni më pak me të tjerët. Fokusohuni vetëm në gjëra që ju bëjnë për të qeshur dhe injoroni ata që kërkojnë t’ju prishin humorin.

Binjakët-Sa më shumë kohë shpenzoni duke menduar dhe duke planifikuar, aq më të kënaqshme do të jenë rezultatet në javët e para të vitit që vjen. Kjo është një ditë e rëndësishme për biznes dhe çështje që lidhen me paratë.

Gaforrja-Është dita e fundit e vitit, ndaj mos e mundoni veten më shumë sa duhet. Gjithashtu, mos e mbani kokën pas duke menduar për gjërat që nuk shkuan mirë në 2018-n, sepse realisht nesër nis një vit i ri.

Luani-Nuk ka kuptim të shpenzoni kohë dhe energji duke u zënë me njerëzit që ju rrethojnë për çështje nuk janë në dorën tuaj. Në nisjen e vitit të ri do t’ju duhet të ndryshoni shumë gjëra në stilin tuaj të jetesës, ndaj ruani energjinë.

Virgjëresha-Bëni gjithçka keni mundësi për të rregulluar një marrëdhënie disi të tensionuar me dikë që keni pranë. Sigurisht që besoni se jeni ju që keni të drejtë, megjithatë mund të jetë ide e mirë që të pranoni se keni edhe ju gabimet tuaja, në të mirë të marrëdhënies.

Peshorja-Mund të përballeni me tension në shtëpi sot dhe do t’ju duhet të bëni kujdes që të mos përfundoni duke e mbyllur vitin me mëri. Gjeni një vend të qetë për të reflektuar dhe për t’u qetësuar.

Akrepi-Nuk e keni në natyrë që të bëni kujdes për gjërat që thoni, megjithatë disa ide do të bënit mirë t’i mbanit për vete. Nga ana tjetër, përse t’i shpenzoni ato me njerëz që nuk mund t’i kuptojnë.

Shigjetari-Nëse mendoni se dikush që keni pranë po ju kërkon të mbani distancë, atëherë bëjeni. Ata kanë po aq të drejtë për privatësi sa ju. Nga ana tjetër po nuk ishin rreth e rrotull nuk mund ta prishin atmosferën, apo jo?

Bricjapi-Një veprim pozitiv teksa viti i vjetër largohet mund të sjellë ndryshime të mëdha në 2019-n. Diçka që mund të bëni për një mik apo një të panjohur, pa kërkuar gjë në këmbim, mund të ndryshojë gjithçka për shumë më mirë.

Ujori-Nuk ka nevojë t’i mbani sekrete ndjenjat kundrejt personit tjetër. Keni shpenzuar shumë mundësi gjatë 2018-s dhe nëse ju vjen mundësia sot, bëjeni sa më parë. Mos e shpenzoni kohën duke u shqetësuar, por veproni

Peshqit-Është e nevojshme që sot të zbuloni përse dikush që keni pranë është në gjendje depresive. Qoftë fakti që do të tregoni interes për ta, do bëjë që t’i rikthehet humori. Ndoshta e vetmja gjë që u nevojitet është që të dinë se nuk janë vetëm.//tvklan.al