Dashi – Gjatë një aktiviteti punë do të njihni një person shumë interesant. Ky takim do të sjellë dhe shumë të tjerë nga pas, sepse mes jush nuk do të mungojë simpatia për njëri tjetrin.

Demi – Nëse nuk doni të keni probleme në punë, bëni kujdes me kolegët. Dikush po përpiqet të përfitojë nga mirësua juaj duke kërkuar më shumë se marrëdhënies miqësie. Kjo do ju hapë telashe nëse nuk i vendosni limite.

Binjakët – Sot do të kaloni një ditë plot dashuri dhe me momente shumë romantike. Partneri juaj është kujdesur për t’ju kënaqur në çdo mënyrë. Shijoni ditën!

Gaforrja – Sot do të kaloni momente të gëzueshme, një nga anëtarët e familjes ka ditëlindjen. Në mbrëmje mund të lindë një dashuri e re, me dikë që as e kishin menduar ndonjëherë.

Luani – Një takim me një mik do ju bëjë që të nisni plane për një projekt ambicioz. Nëse kjo është ajo që doni mos hezitoni ti çoni gjërat deri në fund.

Virgjëresha – Nëse jeni duke menduar për të ndryshuar punë, apo të ndërmerrni iniciativa të reja ky është momenti i duhur. Dyert të reja do të hapen përpara jush, ju duhet vetëm të zgjidhni.

Peshorja –E gjitha do ju shkojë duke menduar për një surprizë rreth partnerit tuaj. Këshillohuni me njerëz të fushës dhe mos humbisni kohë duke tentuar për t’i bërë vetë gjërat.

Akrepi – Sot do të përballeni me një debat të fortë, ku do të dali në pah natyra jote ndryshe nga ajo që janë mësuar t’ju shohin të tjerët. Kjo do ju tregojë të tjerëve se nuk jeni gjithmonë ai njeriu i urtë dhe i butë që janë mësuar të shohin.

Shigjetari – Sot do të “bombardoheni” me informacione dhe lajme të reja për një të dashur tuajin. Këto informacione do të bëjnë të ndryshoni mendim për të dhe ta shikoni me një këndvështrim tjetër.

Bricjapi – Do të merrni lajme të mira përsa i përket anës financiarë. Mund të keni rritje page, apo një punë të dytë e cila do ju sjellë para mjaftueshëm sa për të ndryshuar statusin tuaj.

Ujori – Dita për ju do të jetë e qetë dhe pa shumë impenjime. Në mbrëmje do të kaloni momente të bukura me partnerin. Ka ardhur koha të vendosni njëherë e mirë për të ndryshuar statusin e marrëdhënies.

Peshqit – Sot do të jeni plot ide brilante dhe kjo gjë do i pëlqeje shumë shefit tuaj. Duke pasur besim tek ju ai ju angazhoje në një projekt për te cilët e mendonit prej kohësh. Punoni dhe do të arrini të gjitha ambiciet tuaj.

/tvklan.al