Dashi – Nëse ju vjen një mundësi për të bërë më shumë para sot, atëherë veproni. Çfarë keni për të humbur? Absolutisht asgjë.

Demi – Përpiquni të mos e lejoni frikën të mbizotërojë mbi guximin tuaj sot pasi mund të ju pengojë të bëni veprime që mund t’ju shpërblehen. Nëse shikoni hapësira veproni, kjo është arsyeja përse ekzistojnë hapësirat.

Binjakët – Nëse falni atë që ju ka kequdhëzuar do të jepni një mesazh të gabuar edhe për të tjerët. Ju duhet ta bëni atë person shembull për të tjerët. Në fund të fundit, persona të tillë e meritojnë një qortim.

Gaforrja – Ajo që duhet të kuptoni sot është se nuk janë ngjarjet e jashtme që përcaktojnë të ardhmen tuaj, por mënyra se si ju reagoni ndaj tyre. Kujtoni që ju nuk jeni një viktimë, kështu që mos veproni si një e tillë.

Luani – Dilni dhe thojuni gjëra të këndshme njerëzve sot. Sa më i sjellshëm të jeni me miqtë dhe kolegët tani, aq më shumë mundësi ka që ata të thonë fjalë të mira për ty kur të keni nevojë për mbështetje.

Virgjëresha – Nuk keni pse t’i luftoni kundërshtarët tuaj deri në nënshtrim edhe nëse ata e kanë bërë me ju diçka të tillë. Ju do të arrini më shumë triumfe në afatin e gjatë nëse shfaqni mëshirë. Por jo shumë!

Peshorja – Nëse vendosni që me lojë fjalësh të dilni nga situata sot, në afatin e gjatë kjo mund t’ju kthehet kundër. Gjithçka balancohet në fund.

Akrepi – Veprimet tuaja janë të parashikueshme por herë pas here ju bëni gjëra që shokojnë edhe ata që ju njohin mirë. Por bëni kujdes. Nëse e kaloni masën sot, shumë njerëz mund t’ju kthehen kundër. Ju keni nevojë për mbështetjen e tyre.

Shigjetari – Ju nuk duhet kurrsesi të hiqni dorë nga një marrëdhënie vetëm sepse po kalon në një kohë të vështirë. Trajtojeni situatën si një sfidë dhe si një test për angazhimin tuaj.

Bricjapi – Mënyra më e mirë për të trajtuar një situatë që po ju shkakton shumë shqetësime është të merreni me një gjë të ndryshme. Hiqni nga mendja dhe jepini mundësi subkoshiencës tuaj ta zgjidhë atë.

Ujori – Duhet t’i rezistoni tundimit për të blerë gjëra të panevojshme sot. Këtu përfshihen edhe dhuratat për të tjerët, përfshirë ata të cilët i doni. Ata mund të mos ju duan ju kaq shumë nëse më vonë zbulojnë se ju s’keni çfarë të harxhoni më për ta.

Peshqit – Jeta mund t’ju përballë me beteja të ashpra, por nëse nuk dorëzoheni në fund do të fitoni. Ç’është më e rëndësishmja, ju duhet të rrisni forcën tuaj të brendshme që t’i përballoni më lehtë betejat e tjera. /tvklan.al