Dashi- Jeta juaj në çift nuk do të ketë problemin me te vogël gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin tuaj. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë sepse do i humbisni edhe ato para që keni.

Demi- Ditë e lumtur për gjithë ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente fantastike pranë të dashurit të zemrës dhe do dëshironi që dita të mos ketë fund. Në planin financiar Marsi do ju bëjë më të kthjellët dhe do i menaxhoni me kujdes të ardhurat.

Binjakët- Edhe ju do jeni të përkëdhelur nga yjet në planin sentimental. Nuk do keni asnjë debat sado të vogël. Në planin financiar vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet në mënyrë që të mos keni probleme.

Gaforrja- Ditë paksa delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do pranoni gjithmonë ato që do ju thotë partneri dhe do veproni sipas mendjes suaj. Në planin financiar nuk do të keni probleme, megjithatë kujdes me shpenzimet.

Luani- Mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojnë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Në planin financiar, shpenzoni aq sa ua mban xhepi që të mos keni vështirësi më vonë.

Virgjëresha– Lidhja juaj në çift do përforcohet edhe me tepër gjatë kësaj dite. Do përballeni me disa të papritura të cilat do ju afrojnë edhe më tepër me atë që keni në krah. Në planin financiar nuk do keni vështirësi nëse nuk shpenzoni kuturu.

Peshorja- Ditë e turbullt dhe e mbushur me debate të zjarrta kjo për te gjithë të dashuruarit. Financat nuk do jenë aspak të mira. Kërkoni ndihmën e familjarëve.

Akrepi- Do jeni shumë kritikë ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund ta përkeqësojë marrëdhënien në çift. Tregohuni sa më të matur dhe mos kërkoni perfeksionin. Në planin financiar do jeni shumë të zotët dhe pak nga pak do e përmirësoni situatën.

Shigjetari- Do jeni shumë të përkushtuar ndaj punës sot dhe nuk do keni kohën e nevojshme për t’ia kushtuar atij që keni në krah. Financat do jenë goxha të mira, kështu që mund të përfitoni të kryeni ndonjë investim më tepër.

Bricjapi- Do jeni shumë pesimistë për vazhdimësinë e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite duke parë ecurinë e saj kohët e fundit. Situata financiare do fillojë të stabilizohet pak e nga pak.

Ujori- Mos u tregoni ironikë me partnerin tuaj sot, por flisni hapur për gjithçka që mendoni. Në planin financiar do arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.

Peshqit- Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi më tej. Në planin financiar do ju duhet me patjetër të merrni disa para hua që t’ia dilni mbanë.

/tvklan.al