Dashi-Duhet të jeni të duruar dhe të mbani për vete krenarinë. Do t’ju kërkohet që të vendosni në një anë qëllimet personale për hir të angazhimeve që keni. Është koha për të shmangur konfliktet dhe keqkuptimet me partnerin/en.

Demi-Duket sikur do të jeni në një ditë të zhytur në mendime. Doni të bëni një lëvizje. Duhet të kuptoni që ia vlen një ndryshim. Mund të prisni një ndihmë të papritur nga dikush që ju ka uruar të mirën në mënyrë sekrete.

Binjakët-Gjërat e vogla mund t’ju bëjnë që të jeni melankolikë. Telefononi një mik të vjetër. Duhet të harroni konfliktet e shkuara dhe të zgjidhni problemet aktuale.

Gaforrja-Do të jetë një ditë analize mbi vetveten dhe rivlerësimi të parimeve. Mund të pyesni veten dhe partnerin/en për vendimet e së shkuarës. Megjithatë do të jeni shumë suportivë ndaj njëri-tjetrit.

Luani-Marrëdhënia juaj ka qenë në vështirësi kohët e fundit pasi nuk keni qenë në gjendje të kuptoni sinjalet që ju ka dërguar partneri/ja. Sot do të mblidhini aq shumë materiale rreth personit të zemrës, çka do t’ju bëjë të kuptoni dhe vlerësoni më mirë situatat. Duhet të merrni një vendim bazuar në këto informacione që do të keni.

Virgjëresha-Jeni ndjerë të injoruar kohët e fundit, por sot do të filloni të merrni vëmendjen. Çdo gjë do të fokusohet tek ju. Kjo mund të lidhet me njohjen e një miku të ri, ose shfaqjen e një problemi në punë, për të cilën ju do të gjeni një zgjidhje menjëherë.

Peshorja-Jeni shumë të lumtur në lidhjen tuaj. Sidoqoftë ka akoma shumë për të eksploruar. Mundohuni që të mos jeni agresivë me partnerin/en.

Akrepi-Ka kaluar shumë kohë qëkur ti dhe partneri/ja keni kaluar mirë. Është koha për të planifikuar disa gjëra sëbashku. Blijini një dhuratë dhe tregoni se sa shumë e doni.

Shigjetari-Do të jetë një ditë e shkëlqyer për të vendosur në shinat e duhura lidhjen. Shprehjani të gjitha familjes. Ka shumë energji pozitive rreth jush. Sot është një ditë e rëndësishme për të kaluar kohë më familjen.

Bricjapi-Sot çelësi është të reflektoni. Mund të ndiheni keq për faktin që nuk po shprehni maksimumin edhe pse jeni lodhur shumë në punë. E vetmja gjë për t’ia dalë është që të qëndroni të qetë dhe të kuptoni më mirë veten.

Ujori-Duhet të kuptoni që kufijtë janë një shenjë që tregojnë se lidhja është e shëndetshme. Mos shkelni mbi hapësirën personale të partnerit/es dhe të justifikoheni më vonë se e bëtë për hir të dashurisë. Është e rëndësishme që të mos e lini partnerin/en që t’ju dominojë pasi kjo do të sjellë pasoja në të ardhmen.

Peshqit-Ditë perfekte për pasion. Keni nënvlerësuar fuqinë e ndjenjave të partnerit/es. Duhet të artikuloni kërkesat që keni për marrëdhënien dhe do të kuptoni që jeni njësoj si ju edhe personi i zemrës. Kështu që përdoreni këtë avantazh dhe filloni ta bëni marrëdhënien më pasionante. /tvklan.al