Dashi-Ndryshoni mënyrën e këndvështrimit dhe konsiderojeni pozitive sjellje e atyre që ju qëndrojnë pranë, pasi kjo gjë do të përmirësojë edhe pozicionin tuaj. Keni një sens mase, që ju vjen në ndihmë kur ndiheni të lëkundur. Ndryshe ndodh kur vjen puna tek të tjerët, megjithatë në këtë rast do ta vlerësoni me shumë kujdes. Sot do të flitet mirë për ju dhe askush nuk do të vendosë në dyshim aftësitë tuaja, që janë autoriteti dhe drejtimi i mirë.

Demi-Miqtë ose një grup që keni lidhje mund t’ju propozojnë një udhëtim. Kjo mund të duket si aventurë e madhe, kështu që ju me shumë gjasa do të pranoni. Do të keni kohë të mrekullueshme. Mund të bëni miq të rinj, madje mund të bini edhe në dashuri. Një pushim i shkurtër mund t’ju rrisë entuziazmin për ndjekjen e karrierës apo mundësive të arsimimit kur të ktheheni.

Binjakët-E vetmja gjë që mund t’ju mbajë pas është vetëkuptimi që keni për kufizimet. Lëreni të lirë imagjinatën tuaj dhe mos u frikësoni të ndiqni muzën tuaj kudo që ajo t’ju çojë.

Gaforrja-Ditë paksa delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do pranoni gjithmonë ato që do ju thotë partneri dhe do veproni sipas mendjes suaj. Në planin financiar nuk do të keni probleme, megjithatë kujdes me shpenzimet.

Luani-Marrëdhënia juaj ka qenë në vështirësi kohët e fundit pasi nuk keni qenë në gjendje të kuptoni sinjalet që ju ka dërguar partneri/ja. Sot do të mblidhini aq shumë materiale rreth personit të zemrës, çka do t’ju bëjë të kuptoni dhe vlerësoni më mirë situatat. Duhet të merrni një vendim bazuar në këto informacione që do të keni.

Virgjëresha-Duke qenë se gjatë gjithë kësaj kohe keni ruajtur ekuilibrat, sot do të gëzoni shumë avantazhe dhe nuk do të keni surpriza të këqija. Jeni shumë të kënaqur nga zgjedhjet që keni bërë dhe ju duket thuajse e pamundur, që gjithçka ju ka prirë kaq mbarë. Kthjelltësia juaj mendore ka bërë vërtet një mrekulli, duke krijuar situata pozitive që mund t’i shfrytëzoni maksimalisht.

Peshorja-Lekët që keni shpresuar se ti përdorni për të përmirësuar jetesën apo kushtet e punës mund të vijnë papritur tek ju sot. Shpejt mund t’ju vijnë në mend idetë se si t’i përdorni në mënyrën më efiçente. Por, kujdes! Analizojini me kujdes të gjithë opsionet dhe zgjidhni atë që ju përmbush më së miri.  

Akrepi-Qetësohuni pak, në fakt qetësohuni shumë. Keni arritur shumë, por e keni sforcuar veten përtej mundësive. Duhet të ndani kohë për rigjenerim energjish.

Shigjetari-Do jeni shumë të përkushtuar ndaj punës sot dhe nuk do keni kohën e nevojshme për t’ia kushtuar atij që keni në krah. Financat do jenë goxha të mira, kështu që mund të përfitoni të kryeni ndonjë investim më tepër.

Bricjapi-Sot çelësi është të reflektoni. Mund të ndiheni keq për faktin që nuk po shprehni maksimumin edhe pse jeni lodhur shumë në punë. E vetmja gjë për t’ia dalë është që të qëndroni të qetë dhe të kuptoni më mirë veten.

Ujori-Do të keni qëllime të reja për karrierën, duke ju hapur mundësi që nuk i keni marrë në konsideratë më parë. Kjo mund të jetë shumë emocionuese. Mund të jetë edhe në drejtim të përmbushjes së ëndrrave tuaja të fëmijërisë që i keni braktisur kohë më parë. Ato mund të kenë të bëjnë me teknologjinë moderne, artet, ose të dyja tok. Rreziku i vetëm është se ju mund të punoni fort dhe të dërrmoheni.

Peshqit-Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi më tej. Në planin financiar do ju duhet me patjetër të merrni disa para hua që t’ia dilni mbanë./tvklan.al