Dashi – Po, disa njerëz me të cilët duhet të merreni bëhen shumë shpejt nervozë. Por pa marrë parasysh se çfarë thonë apo bëjnë ata, ju duhet të dilni mbi mëritë personale.

Demi – Mos i sforconi shumë gjërat sot, pasi mund të përfundoni duke i bërë dëm vetes. Nëse nuk keni energjinë e duhur për të bërë diçka, mos e bëni sot.

Binjakët – Kjo është një ditë e mirë për të gjithë llojet e komunikimit, kështu që thojuni të tjerëve t’ju ndihmojnë. Ka shumë mundësi që ata do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë dhe të përfitojnë nga suksesi juaj.

Gaforrja – Pa marrë parasysh se sa shumë detyra keni në këtë moment, ju duhet të gjeni kohë që të kujdeseni për njerëzit tuaj të dashur. Duhet të jeni shumë ambiciozë, por ambiciet tuaja mund të presin për momentin.

Luani – Nuk duket se e merrni jetën shumë seriozisht për momentin dhe kjo është diçka e mirë. Gjithmonë gjeni diçka për të qeshur. Vazhdoni në këtë mënyrë.

Virgjëresha – Diçka që do të ndodhë sot do të vendosë në konfuzion planet tuaja. Ky është lajmi i keq. I miri është se në këtë kaos ju do të jeni kreativë.

Peshorja – Duket se jeni përfshirë në një gjendje emocionale në të cilën çfarëdo të thonë miqtë tuaj, ju do të zini llogoren e kundërt. Mund të jetë diçka e këndshme t’ju shikosh, por kujdesuni të mos bëni armiq të panevojshëm.

Akrepi – Çdokush që do të përpiqet të marrë për dobësi mirësinë tuaj sot do të mësojë sa e rrezikshme mund të jetë kjo. Kjo veçanërisht ka të bëjë me ambientin tuaj të punës.

Shigjetari – Duhet të jeni në qendër të ngjarjeve, edhe nëse kjo rrezikon të dëmtojë reputacionin tuaj. Zakonisht janë të tjerët që këshillohen të mos ju afrohen shumë, por sot është e kundërta. Kini kujdes kë mbani në krah.

Bricjapi – Mos i bini rrugës së shkurtër pasi mund ta pësoni mbi reputacionin tuaj. Sot duhet të shkoni për rrugën më të sigurt, edhe pse mund të jetë më e gjatë.

Ujori – A mund t’u besoni atyre që ju ka thënë një shok? Ju doni t’u besoni, por brenda jush keni një ndjesi që nuk duhet ta bëni. Zbuloni çfarë po ndodh rreth jush.

Peshqit – Diçka që do të hedhë planet tuaj në erë do të ndodhë sot. Duhet të veproni shpejt dhe të merrni kontrollin e situatës në duart tuaja. Lidhni rripin e sigurimit pasi mund të ketë turbulenca të mëdha, megjithëse do të zbaviteni./tvklan.al