Dashi– Një ditë të ngarkuar do keni sot. Gjatë gjithë kohës do jeni në lëvizje dhe do zhvilloni një diskutim të fortë në familje. Nëse po planifikoni që të kryeni një udhëtim jeni në kohën e duhur për ta bërë.

Demi- Sot do jeni shumë i lumtur dhe energjik. Të gjitha planet që keni në mendje do t’i zbatoni me lehtësi. Duhet të keni kujdes për bisedat që bëni, pasi shumë nga fjalët tuaja mund të keqkuptohen dhe do u sjellin probleme.

Binjakët- Një problem shëndetësor do u rishfaqet dhe do u shqetësojë shumë. Gjatë gjithë ditës do keni ankth dhe stres, por që nëse tregoheni i kujdesshëm gjithçka do kalojë pa problem. Kujdes me shpenzimet që kryeni.

Gaforrja- Ditën e do kaloni në punë dhe në mbrëmje do ndiheni shumë të lodhur. Por fati do jenë në anën tuaj për sa i përket çështjeve financiare, do merrni një shpërblim që do u gëzojë shumë.

Luani- Një suprizë do merrni sot dhe do lumturoheni shumë. Do gjeni kohë të lirë dhe do takoni një person që do u ndruyshojë jetën. Nga puna do shkojë gjithçka mirë pasi mund të rriteni në detyrë.

Virgjëresha- Një ditë të lumtur do kaloni sot. Një lajm i mirë do u gëzojë pa masë dhe do arrini që të zhvilloni udhëtimin që e kishit planifikuar me kohë. Të dashuruarit do kalojnë momentet romantike.

Peshorja- Lodhje dhe stres do ndjeni gjatë gjithë ditës. Një problem shëndetësor do u shqetësojë, por fal këshillave që do merrni nga mjekët gjithçka do shkojë mirë. Duhet të keni kujdes për vendimet që do merrni, mendohuni dy herë.

Akrepi- Sot do merreni shumë me veten duke analizuar gjithçka keni bërë dhe do mundoheni të përmirësoheni. Në mbrëmje të dashuruarit do kalojnë disa momente romantike. Një lajm të mirë do ketë dhe për beqarët.

Shigjetari- Një ditë e mirë do jetë kjo e premte për ju. Do jeni gati për të nisur një jetë të re pas zgjidhjes së problemit shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit. Sot do jeni superior ndaj miqve tuaj.

Bricjapi- Një ditë e ngarkuar do jetë kjo e premte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Dita do jetë me momente të lumtura, por dhe të hidhura. Do keni pak fat, pasi një problem që keni pasur në familje do e zgjidhni.

Ujori- Një ditë zhgënjyese do jetë kjo e premte për ju. Nuk do ndiheni rehat në punë dhe do shfaqni shenja lodhjeje. Kujdes me shpenzimet që do bëni sot, pasi mund të rrezikoni shumë. Mund të merrni dhe një lajm të keq.

Peshqit- Sot do jeni shumë i përqenduar në punë dhe do arrini të merrni disa vendime të rëndësishme. Mosmarrëveshjet në familje do të marrin zgjidhje. Të dashuruarit do marrin një lajm të mirë./tvklan.al