Dashi– Një ditë e lumtur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do merrni një lajm të mirë nga banka dhe do të kryeni disa investime në banesë. Duhet të tregoni shumë kujdes me shpenzimet, pasi mund të keni probleme.  

Demi– Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë dhe mund të merrni një lajm që do t’iu gëzojë shumë. Duhet të keni kujdes me shpenzimet, pasi mund të keni probleme. Lajme të mira për të dashuruarit.

Binjakët– Do të keni probleme me financat pasi do të shpenzoni shumë para për të blerë gjëra që nuk kanë vlerë. Nëse jeni përpara marrjes së një vendimi me rëndësi, duhet të tregoni shumë kujdes.

Gaforrja– Do të ndiheni shumë me fat sot. Do të jeni me miqtë dhe familjen në pjesën më të madhe të ditës dhe do të kaloni momente të bukura më ta. Do të arrini të gjeni dhe një balancë mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Luani– Një ditë shumë e ngarkuar do të jetë kjo e sotmja për ju. Por edhe pse do të jeni shumë të zënë me punë, do të gjeni kohë për të qëndruar pranë familjes. Me fat do të jeni dhe për sa i përket çështjeve financiare.

Virgjëresha– Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të shihni që jeni me shumë fat, pasi do të arrini të mbyllni në kohë çdo detyrë që do t’iu ngarkohet. Edhe financat do t’i keni nën kontroll.

Peshorja– Një problem shëndetësor mund t’iu shqetësojë sot. Duhet të tregoni kujdes dhe të konsultoheni me mjekët. Në punë pritet që jeni shumë të ngarkuar dhe mund të keni disa probleme.

Akrepi- Planet tuaja për investime në banesë do të realizohen. Sot do të kaloni shumë kohë nëpër dyqane për të zgjedhur mobiliet e reja. Duhet të tregoni shumë kujdes me financat pasi mund të keni probleme.

Shigjetari– Sot mund të ndiheni të lumtur, problemet shëndetësore që u kanë shqetësuar ditët e fundit do të marrin fund. Edhe për sa i përket çështjeve të financave do të keni gjithçka nën kontroll.

Bricjapi– Do të kryeni disa investime sot, këtë ditë e keni pritur shumë gjatë dhe tashmë ëndrra juaj po bëhet realitet. Por në mbrëmje do të ndiheni shumë të lodhur dhe do të kërkoni të qëndroni vetëm.

Ujori– Sot do të jeni të paduruar dhe do t’i krijoni vetes shumë probleme. Në punë do të merrni një lajm të keq. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të tregoni shumë kujdes dhe mos shpenzoni shumë para.

Peshqit– Një ditë e bukur do jetë kjo e sotmja për ju. Të gjitha punët do t’i mbyllni në kohë rekord dhe do të kaloni shumë kohë me miqtë dhe familjen. Ndërsa për sa i përket çështjeve financiare do të keni disa probleme./tvklan.al