Dashi – Shumë personave të kësaj shenje do t’ju duhet të punojnë në grup. Madje mund të jetë një skuadër e krijuar spontanisht. Përgjithësisht dita do të shkojë mirë, por mos lejoni emocionit t’iu dalin jashtë kontrollit.

Demi – Do të keni ndikimin e favorshëm të planetit të Saturnit gjatë gjithë kësaj të premte. Me shumë mundësi do të vlerësoni më mirë disa ndryshime të rëndësishme në sektorin profesional.

Binjakët – Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj të premte. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’iu kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë kësaj dite.

Gaforrja – Duhet të lini pas shpine të gjitha situatat tensionuese gjatë kësaj dite, duke u përshtatur me disa raporte që ju kanë munduar. Sa i takon sferës së ndjenjave, parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Luani – Do t’iu duhet të prisni gjysmën e dytë të ditës për të pasur zhvillime pozitive sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe ekuilibrin, në familje dhe punë.

Virgjëresha – Do të përfshiheni nga një periudhë tejet me fat, e cila do të përfshijë të gjithë sektorët e jetës suaj. Mjaft favorizuar do të jetë kjo e premte si sa i takon sferës profesionale edhe nga pikëpamja sentimentale, sidomos për çiftet që kanë kohë bashkë.

Peshorja – Do të shënoni rezultate të rëndësishme në punë. Disa persona të kësaj shenje mund të përfitojnë rritje rroge. Megjithatë mos e harroni vlerën e disa gjërave të thjeshta. Do të kaloni një mbrëmje të qetë nën praninë e familjarëve tuaj.

Akrepi – Do mund të mbështeteni në pozicionin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë edhe të Saturnit. Në sferën profesionale do të riktheheni në lojë.

Shigjetari – Do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit, ku do të arrini të çoni deri në fund një sërë çështjesh të rëndësishme. Përkushtimi maksimal gjatë kësaj periudhe, kërkon që të ruani qetësinë në çdo sektor.

Bricjapi – Bëni kujdes me fjalët teksa do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme me kolegët, e cila do të ndikojë në reputacionin tuaj në punë. Gjithashtu, tregohuni të vëmendshëm ndaj problemeve shëndetësore. Sa i përket marrëdhënies në çift, mund të përfshiheni në një debat të vogël.

Ujori – Duhet të tregoni kujdes lidhur me shpenzimet gjatë kësaj të premteje, duke mbajtur nën kontroll financat tuaja. Lidhur me disa konflikte të së kaluarës, do arrini që të gjeni zgjidhje.

Peshqit – Parashikohet një periudhë e mbushur me ndryshime sa i takon fushës së ndjenjave. Nga këto ndryshime nuk do të mbeten pa prekur as disa çështje profesionale. 

/tvklan.al